🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,025 ▼ -2.47% ETH $2,196 ▼ -2.09% XRP $1.3303 ▼ -1.05% SOL $82.1100 ▼ -2.47%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Blues: Përse kjo rrymë muzikore quhet kështu

Përgjithësisht, është pranuar se blues-i ka evoluar pikërisht nga tingujt spiritualë afrikanë dhe nga këngët e punës. Një shpjegim është se termi rrjedh nga shprehja angleze “to feel blu” ose të ndihesh melankolik

Muzika blues i ka rrënjët e forta në historinë amerikanë, në veçanti në historinë e afro-amerikanëve. Kjo rrymë lindi në plantacionet e Jugut të vendit në shekullin e 19-të. Shpikësit e saj ishin skllevër, ish-skllevër, si edhe pasardhës të skllevërve afro-amerikanë që tërë jetën e kaluan duke punuar nëpër fushat me pambuk dhe me duhan, e që për të ngushëlluar veten këndonin.

Përgjithësisht, është pranuar se blues-i ka evoluar pikërisht nga tingujt spiritualë afrikanë dhe nga këngët e punës.

Një shpjegim është se termi rrjedh nga shprehja angleze “to feel blu” ose të ndihesh melankolik. Repertori vokal i folklorit afrikan në kontakt me kulturën muzikore të të bardhëve u transformua në tinguj harmonikë, por gjithsesi e ruajti pasigurinë e përulur tipike të këngëve afrikano-qendrore.

blues 1Gjithashtu, një tjetër version është se fjala rrjedh nga mënyra e të shprehurit të anglezëve të shekullit të 18-të “blue devils” (djajtë blu) i përdorur për të treguar halucinacionet vizuale që mund të shoqërojnë një njeri, i cili ka hequr dorë nga përdorimi i tepruar i alkoolit.

Përgjatë kohës, kjo fjalë u shkurtua në thjesht blues dhe kjo shprehje nisi që të përshkruante gjendjet e ankthit, delirit, depresionit apo të dehurit.

Edhe në ditët e sotme në anglisht përdoret fjala “winter blues”, për të përshkruar luhatjet sezonale të humorit.

Sipas disa historianëve, marrëdhënia mes blusë dhe alkoolit mund të rrjedhë edhe nga “ligjet blu”, që ende ndalojnë të dielën shitjen e alkoolit në disa shtete të SHBA-së.

Edhe pse ende nuk njihet një shpikës i bluzit, shumë muzikantë kanë shfaqur pretendimet se ata janë krijuesit e rrymës muzikore.

Gjithsesi, e drejta e autorit ka lindur në 1912, kur kënga “Dallas Blues” e shkruar nga autori Hart Wand u shndërrua në kompozimin e parë të mbrojtur nga e drejta e autorit. Ekspertët janë të mendimit se ky përkufizim rrjedh nga më herët.

Diferenca me jazz-in

Ndërthurja e bluzit me ritme të tjera muzikore prodhoi në vitet 1910 dhe 1915 jazz-in. Karakteristikat e kësaj rryme muzikore janë ritmi i mprehtë, gjuha muzikore e bazuar në tingujt e butë dhe intermexot e improvizuara të solistit, që shpreh në këtë mënyrë gjendjen e tij shpirtërore në ato momente.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.