Blushi i përgjigjet Ruçit: Edhe ti je i pakënaqur me qeverisjen
Kanë vijuar replikat mes deputetit Ben Blushi dhe Gramoz Ruçi. Pas daljes nga mbledhja e sotme e grupit parlamentar të PS, Blushi tha se edhe vetë Ruçi ka pasur pakënaqësi në lidhje me kandidatët e përzgjedhur për zgjedhjet e 21 qershorit dhe performancën e qeverisë.
“Po të kem ndonjë gjë s’kam pse ia them përmes televizionit. E di që dhe ai që nuk është i kënaqur që nuk ka zgjedhje në PS, apo performaca e qeverisë nuk është e mirë. Kandidatët u vunë në mënyrë të njëanshme. Besoj se dhe ai ka pakënaqësitë e veta. Nëse ka thënë publicist e ka pasur për kandidatin tonë Tërmet Peçi se ai tha do bëj një fushatë publicitare”, tha Blushi.
Një ditë më parë, Gramoz Ruçi nga Lushnja ku u prezantua kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për këtë bashki u ndal edhe tek kritikat e deputetit të PS, duke u shprehur se “nuk merret me publicist”