Politika

Blushi: Nuk vendos Rama për zgjedhjet në parti

Socialisti Ben Blushi ka deklaruar nga Kukësi se Edi Rama nuk vendos nëse ka apo jo zgjedhje për kryetar në parti, pasi sipas statutit ai është edhe vetë një kandidat.

Ai ka prezantuar librin e tij “Kandidati” në qytetin e Kukësit, ku është shprehur se “sipas ligjit në fuqi të PS-së, ka kongres, që do të thotë ka zgjedhje”.

“Zgjedhjet nuk i cakton Rama që në këtë rast është një nga kandidatët. Rama si një nga kandidatët nuk mund të caktojë nëse do ketë zgjedhje dhe kush do jenë kandidatët. Të gjithë ata që nxituan duke thënë se nuk ka zgjedhje kanë bërë një gafë”, tha Blushi.

Prej disa kohësh deputeti socialist ka bërë publik se do të kandidojë për kryetar të Partisë Socialiste në Kongresin e PS-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button