⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,671 ▼0.17%
DOW 51,350 ▼0.26%
NASDAQ 26,798 ▼0.09%
NAFTA 88.97 ▼3.92%
ARI 4,207 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $83,625 ▲ +0.12% ETH $2,693 ▲ +0.42% XRP $1.4997 ▲ +0.56% SOL $119.0900 ▲ +0.15%
S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 88.97 ▼3.92 % ARI 4,207 ▲0.92 % S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 88.97 ▼3.92 % ARI 4,207 ▲0.92 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Bota

BM – Burnham premton ndryshime të mëdha, kërkon reformimin e sistemit të pensioneve

LIVERPUL, 29 shtator /ATSH-DPA/-Kryeministri britanik Andy Burnham premtoi sot se do ta çojë vendin në një drejtim të ri, gjatë fjalimit të tij të parë në konferencën e Partisë Laburiste, që kur u bë lider i partisë dhe kryeministër.

Burnham tha se synon t’u japë qytetarëve dhe shtetit më shumë kontroll mbi strehimin, energjinë dhe ujin, si dhe të reformojë mënyrën se si ofrohen shërbimet për kujdesin ndaj personave, që kanë nevojë për ndihmë në jetën e përditshme.

Ai tha se është i gatshëm të bëjë ndryshime të mëdha në mënyrën se si drejtohet vendi, me synimin për t’i dhënë fund asaj, që e cilësoi si një periudhë të gjatë pa drejtim të qartë dhe përçarjes në politikën britanike.

Ndryshimi i sistemit të pensionevei

Një nga planet kryesore të Burnham është ndryshimi i të ashtuquajturës “garanci e trefishtë e pensioneve”.

Ky sistem garanton që pensioni shtetëror të rritet çdo vit sipas rritjes së pagave, inflacionit ose me 2,5%, duke u marrë gjithmonë shifra më e lartë.

Burnham planifikon që pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare kjo garanci të ndryshohet.

Pensioni shtetëror do të vazhdojë të rritet çdo vit, por nuk do të rritet më automatikisht sipas pagave kur pagat rriten më shumë se inflacioni ose 2,5%.

Paratë e kursyera nga ky ndryshim do të përdoren për krijimin e një Shërbimi Kombëtar të Kujdesit në Angli, që do të ofrojë shërbime për personat që kanë nevojë për kujdes dhe asistencë.

Planet për ujin dhe banesat

Burnham tha gjithashtu se synon të ndryshojë një vendim të marrë në vitet 1980 gjatë qeverisjes së Margaret Thatcher, i cili ndaloi pronësinë publike të kompanive të ujit.

Kjo do të hapte rrugën që disa kompani uji, të kalojnë përsëri në pronësi publike, nëse vlerësohet se nuk veprojnë në interes të qytetarëve.

Ai premtoi gjithashtu se bashkitë do të kenë më shumë fuqi për të marrë në kontroll banesa me kushte të këqija, nëse pronarët refuzojnë t’i përmirësojnë ato.

Burnham: Britania e Madhe ka ndjekur drejtimin e gabuar

Në fjalimin e tij, Burnham kritikoi një sërë ndryshimesh të bëra në Britani të Madhe, që nga vitet 1980.

Ai përmendi mbylljen dhe reduktimin e industrive dhe fabrikave; heqjen dhe lehtësimin e disa rregullave që kontrollojnë bizneset; privatizimin – kalimin e kompanive dhe shërbimeve nga pronësia shtetërore në atë private; Masat shtrënguese – shkurtimet e shpenzimeve publike për të ulur deficitin e shtetit; Brexit-in – daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Burnham tha se këto ndryshime kanë çuar, sipas tij, në një vend ku politikat janë orientuar më shumë nga interesat e grupeve të caktuara sesa nga interesi i përgjithshëm i publikut.

Ai e krahasoi planin e tij me ndryshimet e ndërmarra nga qeveria laburiste pas Luftës së Dytë Botërore, kur u krijuan institucione dhe shërbime publike, që synonin të ishin në shërbim të të gjithë qytetarëve.

“Dikush duhet ta përballojë këtë ndryshim”

Duke folur për ndryshimin e sistemit të pensioneve, Burnham pranoi se vendimet mund të jenë të vështira politikisht.

“Unë nuk do të pretendoj se disa prej këtyre ndryshimeve nuk do të jenë të vështira. E pranoj se mund të paguaj një çmim politik”, tha ai.

Ai shtoi se kursimet nga ndryshimi i sistemit të pensioneve, do të përdoren për krijimin e Shërbimit Kombëtar të Kujdesit, të cilin e përshkroi si një reformë po aq të rëndësishme sa krijimi i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS). /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.