☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.04 ▲2.63%
ARI 4,187 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,744 ▼ -0.51% ETH $2,424 ▼ -0.63% XRP $1.3112 ▼ -1.57% SOL $104.3700 ▼ -0.89%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.04 ▲2.63 % ARI 4,187 ▲0.4 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.04 ▲2.63 % ARI 4,187 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
17 Tet 2026
Breaking
Bota

BM- Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it në vitin 2016

LONDËR, 12 tetor /ATSH -AA/ – Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham tha se Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it të vitit 2016, duke paralajmëruar se dezinformimi rus po ndikon gjithashtu në debatet politike në Francë dhe Gjermani.

Duke folur në podkastin “The Rest is Politics” në një episod të publikuar të dielën, Burnham tha se ka pyetur për ndërhyrjen e mundshme ruse pasi mbërriti në “Downing Street”.

“Kam marrë përgjigjen e qartë se, po, ka patur”, tha ai. Burnham tha se Britania nuk ka bërë mjaftueshëm për të informuar publikun rreth përpjekjeve të huaja për të prishur proceset demokratike.

“Mendoj se në fakt kemi qenë shumë prapa në këtë drejtim dhe nuk i kemi informuar njerëzit mjaftueshëm rreth shkallës në të cilën njerëzit po kërkojnë të prishin procesin politik nga jashtë”, tha ai.

Burnham nuk dha detaje të mëtejshme rreth natyrës ose shkallës së aktiviteteve të Rusisë gjatë fushatës së referendumit.

Duke folur për BBC-në, ministri i Shtetit në Zyrën e Jashtme, Stephen Doughty refuzoi të jepte prova specifike të ndërhyrjes ruse në votimin e vitit 2016, duke thënë se nuk do të “hynte në detaje”.

“Rusia është përpjekur qartë të ndërhyjë në një numër procesesh tona demokratike”, tha Doughty. Ai akuzoi Moskën për përfshirje në luftë informacioni dhe shpenzim 1.5 miliardë paund (1.9 miliardë dollarë) atë vit për dezinformim dhe propagandë.

Në një intervistë të veçantë për “Sky News”, Doughty tha se përpjekjet ruse për të ndërhyrë në referendum nuk kanë qenë të suksesshme.

Doughty hodhi poshtë sugjerimet se Burnham e ngriti çështjen për të çuar përpara kauzën e ribashkimit me Bashkimin Evropian, duke thënë se kryeministri po bënte një pikë më të gjerë në lidhje me përpjekjet ruse për të destabilizuar demokracinë britanike.

– Ndërhyrja ruse në Gjermani dhe Francë

Burnham tha se ka diskutuar për ndërhyrjen ruse me kancelarin gjerman Friedrich Merz gjatë një vizite të kohëve të fundit në Gjermani. “Sigurisht që ka dezinformim, dezinformim që po rrjedh nga Rusia në politikën gjermane”, tha ai.

Burnham theksoi se votuesit në Gjermani dhe Francë duhet të bëhen të vetëdijshëm për përpjekjet e huaja për të ndikuar në debatet politike. “Këto gjëra janë të rëndësishme tani për t’u deklaruar qartë”, tha ai.

Ai shtoi se një informacion i tillë mund t’i ndihmonte votuesit të kuptonin se “një pjesë e kësaj politike nxitet nga armiqtë tanë, përkatësisht Rusia”.

“Kemi patur një dekadë ndarjeje dhe përçarjeje që ka shkaktuar më shumë dëm sesa dobi. Sipas mendimit tim, ne jemi një vend më i përçarë sesa ishim. Kemi një ndjenjë më të dobët drejtimi. Dhe këto janë të gjitha gjërat që po përpiqem t’i rregulloj si kryeministër”, tha ai.

Burnham bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë me Gjermaninë në përballjen me ndërhyrjet e huaja.

“Një gjë që i thashë kancelarit Merz dje është: ‘Ne duhet t’ju mbështesim në përballimin e kërcënimit me të cilin përballeni dhe veçanërisht llojit të politikës me të cilën po përballeni’. Ai po më thoshte se ‘AfD-ja është qartësisht e lidhur me Rusinë, e financuar, besoj’”, shtoi kryeministri britanik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.