☁️
Tiranë 21°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 93.57 ▲1.87%
ARI 4,181 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $82,945 ▼ -0.28% ETH $2,537 ▲ +1.2% XRP $1.3922 ▼ -0.2% SOL $110.4600 ▲ +0.78%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 93.57 ▲1.87 % ARI 4,181 ▼0.83 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 93.57 ▲1.87 % ARI 4,181 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Bota

BM – Burnham sinjalizon kthesë në marrëdhëniet me BE-në: Duhet të jemi më ambiciozë

LONDËR, 24 gusht /ATSH-DPA/- Britania e Madhe do të ndjekë një qasje më ambicioze për forcimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, deklaroi sot kryeministri britanik Andy Burnham.

Gjatë një takimi me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë udhëtimit me tren drejt Kievit dje në mbrëmje, Burnham theksoi se nevojitet më shumë bashkëpunim mes Britanisë së Madhe dhe BE-së në të gjitha fushat.

Sipas një zëdhënësi të qeverisë britanike, Burnham tha se Britania e Madhe duhet të jetë “më e guximshme” në afrimin me BE-në.

Kjo përfshin forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri, por edhe në fusha të tjera të marrëdhënieve mes palëve.

Deklarata e tij vjen përpara samitit BM-BE, i cili ishte planifikuar në korrik, por tani pritet të zhvillohet më vonë gjatë këtij viti. Data ende nuk është konfirmuar.

Burnham ndodhet në Ukrainë me rastin e ceremonisë së 35-vjetorit të pavarësisë së vendit.

Britania e Madhe ka rënë dakord gjithashtu, t’i ofrojë Ukrainës projektet teknike për prodhimin e raketave me rreze të gjatë veprimi.

Gjatë udhëtimit drejt Kievit, Burnham zhvilloi gjithashtu një bisedë me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.

Sipas qeverisë britanike, ai shprehu synimin për afrimin e mëtejshëm të Britanisë së Madhe me BE-në, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve kulturore dhe arsimore mes BM-së dhe Evropës.

Qëndrimi i Burnham duket se vazhdon politikën e nisur nga paraardhësi i tij, Keir Starmer, për marrëdhënie më të afërta me Bashkimin Evropian, pa synuar rikthimin e Britanisë së Madhe si anëtare të BE-së.

Burnham ka kritikuar më herët Brexit-in, duke thënë se ai ka qenë i dëmshëm për BM-në, por ka kundërshtuar idenë që vendi të rihapë debatin për anëtarësimin në BE.

Ai ka argumentuar se Britania e Madhe duhet të fokusohet te bashkëpunimi, rritja ekonomike dhe çështjet e përbashkëta me Evropën, në vend që të rikthehet te përplasjet politike rreth Brexit-it. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.