VARSHAVË – NATO: Çdo sulm ndaj vendeve anëtare do të jetë plotësisht i kotë
VARSHAVË, 12 tetor /ATSH-AFP/- Aleanca e Atlantikut të Veriut do të sigurojë që çdo sulm ndaj vendeve të saj anëtare të jetë “plotësisht i kotë”, deklaroi sot komandanti i lartë ushtarak i NATO-s, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, duke prezantuar atë që e cilësoi si “teorinë e fitores” së Aleancës.
“Nëse dikush është aq i pamatur sa të na sulmojë, ne do të luftojmë. Do ta ndalojmë sulmin dhe do t’i mohojmë mundësinë për të arritur objektivat e tij, cilado qofshin ato. Me pak fjalë, do të sigurohemi që çdo sulm ndaj cilitdo aleat të rezultojë plotësisht i kotë”, deklaroi ai gjatë një forumi për mbrojtjen në Varshavë.
“NATO duhet t’i bëjë të qarta Rusisë vijat e saj të kuqe”, shtoi gjenerali amerikan./ /Ad.Ab./ a.jor.
Tema:
kryesore


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.