🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 101.04 ▲1.58%
ARI 4,038 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,702 ▼ -0.43% ETH $2,398 ▼ -0.32% XRP $1.3201 ▼ -0.71% SOL $104.0600 ▼ -0.42%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 101.04 ▲1.58 % ARI 4,038 ▼0.55 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 101.04 ▲1.58 % ARI 4,038 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Bota

BM – Londra u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për sulme kibernetike dhe ndërprerje të furnizimeve

LONDËR, 23 tetor /ATSH-DPA/- Ministri britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting paralajmëroi se familjet dhe bizneset duhet të përgatiten për sulme kibernetike gjithnjë e më të sofistikuara, të cilat mund të shkaktojnë ndërprerje të furnizimit me mallra dhe shërbime të domosdoshme.

Qeveria britanike ka nisur një fushatë të re, të quajtur “Bëhuni gati”, për t’i ndihmuar qytetarët të përgatiten për situata emergjente.

Ajo këshillon familjet të sigurojnë paraprakisht ushqime dhe ujë, si dhe të informohen se si mund të ndihmojnë komunitetin në rast krize.

Duke folur dje në hapjen e një fabrike të re në Telford, Streeting paralajmëroi se sulmet kibernetike mund të godasin bizneset dhe të ndërpresin zinxhirët e furnizimit, duke penguar transportin dhe shpërndarjen e mallrave.

Ai theksoi se familjet dhe bizneset duhet të mendojnë se si do të vepronin nëse shërbimet e përditshme do të ndërpriteshin përkohësisht.

Si shembull, ai përmendi mundësinë që sistemet e pagesave në supermarketet lokale të mos funksiononin për shkak të një sulmi kibernetik.

Sipas tij, vendi duhet të përgatitet jo vetëm për probleme të zakonshme, por edhe për sulme më të ndërlikuara, që mund të kryhen nga shtete armiqësore ose organizata terroriste.

Fushata e re për përgatitjen ndaj emergjencave u njoftua dje dhe është faza e parë e një programi 3-vjeçar.

Ajo synon t’i ndihmojë familjet të përballojnë më mirë situata që mund të ndërpresin jetën e përditshme, si stuhitë e forta, moti ekstrem dhe fatkeqësi të tjera natyrore.

Britania e Madhe është përballur këtë verë me valë të të nxehtit, thatësirë dhe zjarre.

Sipas udhëzimeve të qeverisë, qytetarët këshillohen të mbajnë në shtëpi rezerva ushqimesh dhe uji për të paktën tri ditë.

Ata këshillohen gjithashtu të kontrollojnë nëse përfitojnë nga regjistri i shërbimeve me përparësi, i cili u mundëson personave që kanë nevojë për mbështetje të veçantë të marrin ndihmë gjatë ndërprerjeve të shërbimeve. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.