“Dy gangsterët e Ballkanit!” Berisha: Rama dhe Vuçiç, të bashkuar kundër Kosovës dhe studentëve
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ka cilësuar Edi Ramën dhe Aleksandar Vuçiçin si “dy gangsterët e Ballkanit”, pas takimit të tyre në Budva. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i selisë blu i akuzon dy liderët për qëndrimet ndaj Kosovës, lidhjet me krimin e organizuar dhe kërcënimin për stabilitetin rajonal. Lideri demokrat akuzon gjithashtu qëndrimet e tyre ndaj studentëve dhe kundërshtimin e sanksioneve ndaj Rusisë.
Reagimi i plotë i Berishës:
Takohen dy gangsterët e Ballkanit
Miq, dje në Budva u takua patroni dhe argati: Vuçiçi dhe Rama!
Ata kanë të përbashkët:
Antishqiptarizmin: Të dy urrejnë për vdekje shqiptarët.
Armiqësinë ndaj Kosovës: Të dy janë armiq të egër të pavarësisë së Kosovës dhe bënë projektin për ndarjen e saj!
Armiqësinë me studentët: Të dy janë armiqtë më të egër të studentëve në Evropë.
Lidhjet me krimin: Të dy janë politikanët me lidhjet më të ngushta me krimin në Evropë, patroni me bandën e Belivukut, që grinte të rinjtë në mulli mishi e i kthente në sallam, kurse argati me Hysajt, kartelin Sinaloa dhe kartele të tjera.
Komunikimet e koduara: Të dy kanë në përdorim nga tre telefona Sky ECC të koduar për komunikime të pista.
Shtetin e drogës, krimit dhe kontrabandën: Argati ka ndërtuar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, ndërsa patroni merret me kontrabandë armësh etj., etj.
Testin e drogës: Të dy marrin kokainë, por refuzojnë testin e drogës.
Zgjedhjet: Të dy dhunojnë zgjedhjet dhe ndihmojnë njëri-tjetrin.
Dje në Budva, në prag të zgjedhjeve që zhvillohen të dielën në Serbi, argati e quajti patronin “kryeministri më i mirë i Serbisë pas Nikola Pashiqit”, kurse patroni e qortoi se ka thyer pak kocka dhe ka çarë pak kafka studentësh.
Të dy janë të lidhur me Putinin: patroni në gen dhe gjak, kurse argati me gjysmë-vëllain e tij që e fsheh dhe nuk e përmend kurrë.
Të dy janë kundër sanksioneve ndaj Rusisë. Patroni nuk i vendosi ato, kurse argati në samite të NATO-s mbronte patronin, i cili sipas tij nuk duhej të vendoste sanksione.
Të dy janë rrezik madhor për paqen dhe stabilitetin në rajon!



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.