☁️
Tiranë 24°C · Vranët 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 99.99 ▼2.43%
ARI 4,390 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,192 ▲ +0.76% ETH $2,516 ▲ +3.25% XRP $1.3567 ▲ +1.63% SOL $102.4500 ▲ +3.79%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Bogerja amerikane Jade Johnston: Si të kalojmë një javë në Shqipëri?

aaaaShqipëria është një ndër vendet në Europë që nuk harrohen lehtë. Kështu e nis artikullin e saj Jade Johnston, një ndër blogeret amerikane, të njohura për udhëtimet dhe përshtypjet e saj nëpër botë. Shqipëria është një vend që ka shumë për të ofruar, por që nuk ka pasur interes të lartë. Autorja shkruan se, ju do e gjeni veten të tunduar për të shkuar në këtë vend, sidomos pas një itinerari që ajo tregon, “Si të shpenzosh një javë në Shqipëri”.

Dita e 1 dhe 2 – Tirana

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë është një vend shumë i mirë ku mund të niset udhëtimi juaj. Këtu nisni të familjarizoheni me kulturën, ushqimin dhe historinë shqiptare. Gjithashtu, është një vend shumë i mirë për të planifikuar infrastrukturën për pjesën tjetër të udhëtimit. A do merrni furgona apo do merrni një makinë me qira? Këtë gjë do e vendosni kur të jeni në Tiranë.

Dita e 3 – Berat

Duke udhëtuar më nga jugu i Tiranës, vendi i parë që do ngjalli interes për ju do të jetë Berati. Është një nga qytetet e mbrojtura nga Unesco, por ka edhe të tjerë në Shqipëri. Qyteti karakterizohet nga kështjella në majë të një kodre dhe të ofron restorante shumë të mirë. Ti mund të vizitosh vendet përreth ndaj përbën një destinacion të mirë njëditor.

Dita e 4 – Gjirokastër

Ky qytet, një tjetër pjesë e mbrojtjes nga Unesco, por që ofron një pamje ndryshe nga Berati. Ka edhe Gjirokastra kështjellën mbi kodër, por kulmi i bukurisë së qytetit janë rrugët dhe shtëpitë historike të kohës otomane.

Dita e 5 – Saranda

Saranda është një qytet i qetë në dimër dhe i zhurmshëm në sezonin e verës, si një ndër qytetet kryesore bregdetare shqiptare.

Dita e  6 – Butrint

Butrinti një vend historik me pamje unike, pjesë gjithashtu e Unesco. I bukur, me fshatra të shkatërruar, dëshmi e një historie të lashtë. Dikur është kërkuar nga heroi Virgjil për tokën e trojanëve. Teatri duket si i gjallë, liqeni i qetë. Butrinti është një pikë përrallore.

Dita e 7 – Rrugë në Athinë ose kthim sërish në Tiranë

Në varësi se ku është destinacioni juaj i radhës, ju mund të shkoni në Athinë ose të udhëtoni sërish në Tiranë. Kudo që të vendosni, udhëtimi juaj në Shqipëri do të jetë diçka që s’do të harrohet lehtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.