Protesta para Ministrisë së Arsimit, nis grumbullimi i studentëve të Mjekësisë (VIDEO)
Studentët e Mjekësisë kanë nisur grumbullimin e tyre edhe këtë të martë dhe kanë vijuar marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.
Protesta e sotme vjen pas një njoftimi të bërë ditën e djeshme nga të rinjtë, të cilët priten të mblidhen të gjithë para Ministrisë së Arsimit, duke pasur në fokus kërkesën e tyre të panegociueshme, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, ashtu si edhe disa ditë më parë, kryeministri Rama ka përsëritur ftesën e tij për dialog, e cila deri më tani është refuzuar nga studentët.
Protesta e sotme hyn në ditën e saj të 15-të në të cilë nuk kanë munguar tensionet, përplasjet, dhuna dhe shoqërime nga policia. Ndërkohë, kujtojmë se protestës studentore, në shenjë solidariteti, i janë bashkuar edhe figura nga arti dhe kultura, pedagogët, si dhe qytetarë të shumtë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.