Bota

Bombarduesit bërthamorë rusë fluturojnë mbi Korenë Jugore dhe Japoni

Bombarduesit strategjik rusë, që janë në gjendje të bartin dhe shkrepin armë bërthamore, kanë fluturuar sot mbi Oqeanin Paqësor, Detin e Japonisë, Detin e Verdhë dhe Detin e Kinës Lindore, duke e bërë Japoninë dhe Korenë Jugore t’i përcjellë ata me aeroplanë luftarakë, njofton Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Kjo ministri ka thënë në një komunikatë për media se bombarduesit “Tupolev-95MS” kanë fluturuar mbi ujerat neutrale dhe se po shoqëroheshin nga aeroplanët luftarakë rusë “Sukhoi-35S” dhe “A-50”, transmeton Express.

Ministria ruse nuk ka dhënë detaje për numrin e përgjithshëm të aeroplanëve luftarakë që morën pjesë në atë që e ka quajtur fluturimin e paracaktuar, po ashtu duke mos treguar se kur apo pse ka ndodh ky mision.

Rusia, e cila kufizohet me Korenë Veriore, vazhdimisht ka shprehur shqetësimet e saj rreth ngritjes së tensioneve në gadishullin korean të shkaktuara nga programi i raketave bërthamore të Penianit, si dhe është ankuar rreth planeve të Japonisë për të lejuar vendosjen e sistemit anti-raketor amerikan në tokën e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button