☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.97 ▼0.78%
ARI 4,029 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,826 ▲ +0.29% ETH $2,315 ▲ +0.52% XRP $1.3003 ▲ +1.78% SOL $100.1700 ▼ -0.05%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.97 ▼0.78 % ARI 4,029 ▼0.24 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.97 ▼0.78 % ARI 4,029 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

Dëshmitë e ruajtjes së traditave shqiptare në Rusi përmblidhen në libër

Shekuj më parë një numër i banorëve nga krahina juglindore e Shqipërisë do të largoheshin për në Itali. Një pjesë e tyre besohet se kishte marrëdhënie të mira ekonomike me bullgarët, gjë që ndikoi në vendosjen e tyre në territorin e Ballkanit lindor.

Shifrat e sakta të vitit apo numrit të shqiptarëve që braktisën vendin e tyre nuk dihen, por dihet se ata më pas u shpërngulën në fshatrat e Detit Azov dhe në Ukrainë, shkruan sot “Koha Ditore”. Sot në këto pjesë ekzistojnë fshatra me popullsi që ende i kanë ruajtur traditat shqiptare, sikurse edhe gjuhën.

Aspekti etnografik, kulturor, ritet e traditat janë analizuar për vite të tëra nga studiues rusë. Në mesin e tyre edhe profesori Alexander Novik. Ai bashkë me dy studiues të tjerë, Maria Morozova e Denis Ermolin, punën e tyre e kanë përmbledhur në një libër me dy vëllime, të cilin e kanë titulluar “Ekspedita në Detin Azov.

Gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës”. Tri ekspedita në krahinën e Korçës e atë të Devollit, e më pas një tjetër në fshatrat shqipfolëse të Ukrainës, janë zhvilluar për t’i finalizuar hulumtimet në terren që i ka bërë ekipi i studiuesve rusë.

Ky libër, i botuar në gjuhën ruse, u promovua të martën, në Prishtinë, në kuadër të edicionit të 36-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Shumë shpejt këto dy vëllime do të përkthehen edhe në gjuhën shqipe

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.