⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,186 ▲ +0.72% ETH $2,424 ▼ -0.44% XRP $1.3002 ▼ -0.35% SOL $104.0400 ▼ -0.64%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kosova

Bordi i Paqes, Forca e Sigurisë së Kosovës nis misionin paqeruajtës në Gaza

Një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mbërritur në Gaza, duke shënuar hapin e parë konkret për vendosjen e trupave kosovare në misionin paqeruajtës të Forcave Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF) në kornizën e marrëveshjes së Bordit të Paqes i inaguruar me 19 shkurt të këtij viti Ekipi është dërguar me urdhër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me një detyrë të qartë: të vlerësojë terrenin dhe të koordinojë çdo hap për dislokimin e kontingjentit kosovar në zonë.

Gjatë qëndrimit në Gaza, delegacioni ka zhvilluar takime me autoritetet që administrojnë territorin, si dhe me përfaqësues të Qendrës Koordinuese Civilo-Ushtarake (CMCC), e cila funksionon nën mbikëqyrjen e Bordit të Paqes, në përputhje me Rezolutën 2803 të OKB-së. Në fokus të këtyre takimeve kanë qenë integrimi i trupave të FSK-së në mision, organizimi i operacioneve të përbashkëta dhe sigurimi i mbështetjes logjistike, si elementë kyç për funksionimin e kontingjentit në terren.

Përmes një postimi në rrjete sociale, FSK ka ritheksuar përkushtimin për të kontribuar në paqe dhe stabilitet global, në krah të aleatëve ndërkombëtarë, me theks të veçantë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimi për këtë angazhim u mor më 20 prill, kur Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, autorizoi dërgimin e FSK-së në operacionin ndërkombëtar. Më pas, edhe Kuvendi i Kosovës dha dritën jeshile për pjesëmarrjen në misionin paqeruajtës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.