Borell mund “të shkarkohet” nga dialogu? Gjermanët: Nuk është transparent e neutral
Shkrimi i Spiegel mban titullin “Poker postesh në Bruksel, zemërim në Berlin”. Të parët që shfaqën hapur pakënaqësi me Borellin ishin zyrtarët kosovarë, të cilët. Në mesin e këtyre zërave, ishte dhe ai i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e akuzoi kryediplomatin europian për anshmëri në procesin e dialogut. Osmani e pohoi hapur bindjen e saj se zyrtari i lartë europian nuk po respekton parimet bazë të neutralitetit. “Rregulli i parë i secilit proces ndërmjetësues është paanshmëria. Ajo që pamë nga Borrell ishte njëanshmëri e shpërfaqur haptazi, akomodim i agresorit dhe prezantim i një realiteti tërësisht të shtrembëruar. Sikur Borrelli t’i respektonte parimet bazike të neutralitetit, do t’i përmendte Serbisë, së paku disa nga këto marrëveshje të shkelura të Brukselit, në vend se ta akuzonte Kosovën”, shkroi ajo në Facebook, duke renditur një listë prej 15 marrëveshjesh, të cilat sipas saj, Serbia nuk i ka zbatuar.
Pas takimit të zhvilluar në nëntor mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili në atë rast nuk shënoi dot një rezultat për ceshtjen e targave, Borel u shpreh më së shumti i zhgënjyer me palën kosovare, dhe paralajmëroi se do të informonte vendet e Bashkimit Evropian mungesën e respektit ndaj detyrimeve ligjore ndërkombëtare, ç’ka sipas tij, vlente sidomos për Kosovën.