Rajoni

Borissov: Partitë politike dhe media të mos ”luajnë me zjarrin” anti-romëve

Kryeministri bullgar, Boiko Borissov u kërkoi sot partive politike dhe medias të mos luanin me zjarrin duke nxitur tension etnik kundër romëve, ndërkohë që incidentet janë shtuar në afrim të zgjedhjeve bashkiake.

“Ju bëj thirrje të gjithëve të mos luajnë me zjarrin. Është shumë e lehtë të shkaktosh një konflikt etnik në kontekstin e paqendrueshmërisë në rajonin e Ballkanit”, deklaroi ai për shtypin.

Disa dhjetëra individë kanë tentuar gjatë natës së mbrëmshme të sulmojnë një kamp rom të paligjshëm pranë Garmen, ku situata është e tendosur që prej disa javëve. Ata janë arrestuar nga një kordon policie.

Manifestimet anti-rome të disa qindra personave janë zhvilluar pothuajse çdo ditë që prej së dielës në lagjen Orlandovtsi në Sofje, gjithashtu vendosur nën mbrojtje policore ku përleshjet kanë shkaktuar shtatë të plagosur të shtunën e kaluar. Policia arrestoi 70 persona, romë dhe manifestues.

Tensionet anti-rome kanë qenë të vazhdueshme që prej disa javëve në bullgari, nxitur sipas analistëve nga partitë e opozitës dhe nacionalistët në kuadër të zgjedhjeve bashkiake që do të zhvillohen në muajin tetor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button