☁️
Tiranë 10°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.40 ▼1.34%
ARI 4,042 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,969 ▼ -1.1% ETH $2,313 ▼ -1.6% XRP $1.2941 ▼ -2.36% SOL $100.0800 ▼ -1.81%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.40 ▼1.34 % ARI 4,042 ▼0.24 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.40 ▼1.34 % ARI 4,042 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Borrell pret në Bruksel, Kurtin e Vuçiqin: I kërkon Vuçiqit lirimin e tre policëve pa kushte

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka theksuar se në takimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin, janë pajtuar se duhet të ketë zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës.

Borell ka thënë se takimi i sotëm u fokusua se si të qetësohet situata në terren, si të organizohen zgjedhje të reja dhe si të kthehen në dialog dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e dialogut.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Borrell dhe Mirosllav Lajçak, kanë zhvilluar një seri takimesh për menaxhimin e krizave, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe më vonë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndërsa, sot nuk është zhvilluar asnjë takim i përbashkët mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Ndërkaq, Borrell në konferencën për media tha se ”i ka kërkuar Vuçiqit se tre policët e Kosovës që po mbahen në paraburgim në Serbi duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”.

Tre zyrtarët policorë të Kosovës janë arrestuar nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës më 14 qershor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.