Zgjedhjet vendore, partitë e refuzojnë ftesën e presidentit Begaj për konsultime, vetëm PS e konfirmon pjesëmarrjen!
Presidenti Bajram Begaj ka thirrur partitë politike për konsultime lidhur me datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027, por disa prej tyre kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në takim.
Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do t’i përgjigjet ftesës së Presidentit. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe partitë “Mundësia” dhe “Shqipëria Bëhet”, të cilat gjithashtu nuk do të marrin pjesë në konsultime. Edhe “Lëvizja Bashkë” nuk do të shkojë te presidenti.
Deri më tani, Partia Socialiste është e vetmja që ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga kreu i shtetit.
Sipas afateve ligjore, Presidenti Bajram Begaj duhet të shpallë datën e zgjedhjeve vendore deri më 15 nëntor. Në bazë të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet vendore të vitit 2027 duhet të zhvillohen brenda periudhës 15 prill – 15 maj. /Euronews/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.