Bota

Bota “nën pushtim”! Koronavirusi vazhdon të përhapet

Edhe Kembrixhi u ka kërkuar studentëve të mos kthehen në kampus pas pushimeve të pranverës. Në Francë ndërkohë, qeveria po përgatitet për një përshkallëzim të epidemisë. Për momentin, qeveria ka përjashtuar masat drastike si në Itali dhe po përpiqet të gjejë një përgjigje për ngadalësimin e rëndë ekonomik. Për zyrtarët francezë, kalimi në fazën e 3 të emergjencës duhet të ndodhë në ditët e ardhshme. Në raportin e fundit zyrtar, Franca foli për 33 viktima dhe 1784 raste të konfirmuara. Në Britaninë e Madhe ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se numri i personave pozitivë nga virusi është rritur në 373 nga 319. Pozitive ka rezultuar edhe vetë ministrja e shëndetësisë, Nadine Dorries.

Kina ndërkohë ka regjistruar 22 viktima të tjera. Në total, ka patur 3158 viktima në një total global prej 4 mijë viktimash. Është rritur lehtë edhe numri i rasteve të reja ditore, 24. Por autoritetet kanë raportuar për një rritje të rasteve të importuara të koronavirusit. Cka ka shtuar frikën se infektimet nga jashtë mund të dëmtojnë progresin në ndalimin e përhapjes së virusit. Në total, kinezët e kontaminuar nga koronavirusi janë 80778 ndërsa në të gjithë botën shifra ka kapërcyer 117 mijë. Koreja e jugut ka regjistruar 242 raste të reja, duke ndërprerë tendencën në ulje të pesë ditëve të shkuara. Në total rastet atje janë 7755. Japonia ndërkohë ka kufizuar ceremonitë për përvjetorin e nëntë të katastrofës së Fukushimës dhe parku i Disneyland-it në Tokyo kanë zgjatur mbylljen deri në fillim të prillit. Një person 64 vjeç, i prekur nga virusi ka humbur jetën në Panama.  Viktima e parë e koronavirusit e regjistruar në Amerikën Qendrore.

Edhe Indonezia ka shënuar viktimën e parë, një grua e huaj 53 vjeç, po ashtu edhe Belgjika ku ka humbur jetën një 90 vjecar. Ndërkohë edhe Turqia nuk ka mundur më gjatë t’i rezistojë virusit, me rastin e parë të infektimit në vend të konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë. Në anën tjetër, një lajm i mirë nga Libia. Vendi afrikano verior nuk është prekur ende dhe ekspertët thonë se kjo ka ndodhur për shkak të të huajve të pakët që vijnë në vend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button