🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 05 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
₿ CRYPTO
BTC $62,700 ▲ +0.34% ETH $1,759 ▲ +0.02% XRP $1.1284 ▼ -1.01% SOL $80.2300 ▼ -1.79%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
05 Jul 2026
Breaking
Bota

BOTËRORI 2026 – 34 ndeshje pa humbje – Maroku mes pretendentëve për titullin e Kupës së Botës

– Ekipi kombëtar i Marokut, po konfirmohet si një nga surprizat më të mëdha dhe njëkohësisht si një nga pretendentët seriozë për trofeun e Botërorit, pas një tjetër fitoreje bindëse 3-0 ndaj Kanadasë në raundin e 16-të, shkruan BBC.

Ndeshja nuk ishte dominuese në aspektin e lojës së bukur. 

Maroku pati disa raste për të shënuar gol, por u tregua klinik në momentet vendimtare dhe i qëndrueshëm në mbrojtje, duke marrë kontrollin gradualisht, pas një fillimi të vështirë.

Kanadaja krijoi dy raste të rrezikshme në minutat e para, por portieri Yassine Bounou reagoi në mënyrë vendimtare, duke mbajtur skuadrën në lojë. 

Pas kësaj, Maroku e stabilizoi lojën dhe filloi të menaxhojë ritmin e ndeshjes deri në triumfin e sigurt.

Historike: 34 ndeshje pa humbje

Një nga faktorët që e ka ngritur Marokun në nivel pretendent është seria e jashtëzakonshme e 34 ndeshjeve radhazi pa humbje.

Ekipi shfaqi në të gjitha kompeticionet, dominim të qëndrueshmërisë dhe rezultateve, edhe në ndeshje të vështira – duke fituar edhe pa shkëlqyer në lojë.

Humbja e fundit e ekipit daton në vitin 2025, dhe që atëherë, skuadra ka ndërtuar një nga seritë më të forta në futbollin ndërkombëtar.

Skuadër që fiton edhe “pa shkëlqyer”

Në përballjen me Kanadanë, Maroku nuk impresionoi në pjesën e parë, por tregoi pjekuri në menaxhimin e ndeshjes. 

Skuadra u përmirësua ndjeshëm në pjesën e dytë, duke marrë kontrollin dhe duke mbyllur sfidën pa probleme.

Trajneri Jesse Marsch u shpreh pas ndeshjes se Maroku ka aftësinë të “lëkundet në fillim, por të bëhet gjithnjë e më i fortë me kalimin e minutave”, duke theksuar qëndrueshmërinë e tyre psikologjike dhe fizike.

Pretendent në skenën botërore

Maroku po konsiderohet gjithnjë e më shumë si ekipi kandidat për titull, falë, organizimit të fortë në mbrojtje disiplinës taktike dhe cilësisë së lojtarëve kyç si, Achraf Hakimi dhe Brahim Díaz

Trajneri i skuadrës theksoi se Maroku nuk ndryshon identitetin e lojës, as në momentet më të vështira, duke u mbështetur te rezistenca dhe besimi në sistemin e tyre.

Në prag të sfidave të mëdha

Me këtë ecuri, Maroku ka arritur në çerekfinale të Botërorit për herë të dytë radhazi, duke konfirmuar statusin si një nga skuadrat më të forta të turneut.

Megjithatë, analistët paralajmërojnë se testet e vërteta ende nuk kanë ardhur, dhe përballjet e ardhshme, do të jenë vendimtare për ambiciet e tyre historike.

Maroku tashmë nuk shihet më si “histori suksesi”, por si një kandidat real për titullin botëror. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.