Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 08 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.28%
DOW 52,348 ▼1.09%
NASDAQ 25,871 ▲0.2%
NAFTA 74.60 ▲5.91%
ARI 4,086 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $62,268 ▼ -2.31% ETH $1,739 ▼ -2.71% XRP $1.0905 ▼ -2.76% SOL $77.4000 ▼ -4.84%
S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 74.60 ▲5.91 % ARI 4,086 ▼1.72 % S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 74.60 ▲5.91 % ARI 4,086 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
08 Jul 2026
Breaking
Bota

BOTËRORI 2026 – Dominimi i Evropës në Kupën e Botës: Rastësi apo rezultat i pritshëm?

– Kupa e Botës 2026 po shfaq një dominim të qartë të skuadrave evropiane. Nga tetë ekipet që kanë mbërritur në fazën çerekfinale, gjashtë janë nga Evropa: Belgjika, Anglia, Franca, Norvegjia, Spanja dhe Zvicra, shkruan BBC.

Dy vendet e tjera plotësohen nga Argjentina dhe Maroku.

Ky është numri më i madh i skuadrave evropiane, që kanë arritur në tetë më të mirat e një Kupe Bote, të zhvilluar jashtë Evropës që nga viti 1994.

Edhe pse ekipet evropiane nuk e nisën në mënyrën më të mirë turneun, me disa rezultate zhgënjyese në fazën e grupeve, ato u përmirësuan ndjeshëm gjatë ndeshjeve dhe treguan forcën e tyre në fazën me eliminim direkt.

Në këtë fazë, skuadrat evropiane kanë treguar jo vetëm cilësi teknike, por edhe aftësi për të përballuar presionin në ndeshje të vështira.

Anglia kaloi një provë të fortë ndaj Meksikës në një atmosferë shumë të tensionuar, Franca u përball me një ndeshje të vështirë ndaj Paraguajit, ndërsa Belgjika eliminoi organizatorët e turneut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse Evropa ka gjithmonë një përfaqësim të madh në Botëror, pasi siguron 16 vende në turne, dominimi i këtij edicioni konsiderohet i veçantë.

Kjo sidomos pas eliminimit të disa skuadrave të mëdha jashtë Evropës, si Brazili, ndërsa tre vendet pritëse – Kanadaja, Meksika dhe SHBA-ja – u eliminuan në fazën e 1/8-ve.

Favoritet kryesore për trofeun mbeten Franca, Spanja dhe Anglia.

Franca, e udhëhequr nga Kylian Mbappé, ka konfirmuar pritshmëritë dhe sulmuesi francez, është ndër kandidatët kryesorë, për titullin e golashënuesit më të mirë të turneut.

Spanja ka impresionuar me lojën e saj të kontrolluar dhe mbrojtjen shumë të fortë, pasi nuk ka pësuar asnjë gol deri tani.

Ndërsa Anglia synon të shkojë më tej, falë një skuadre më të pjekur dhe me besim të lartë pas rezultateve të fundit.

Megjithatë, Botërori ka sjellë edhe surpriza. Norvegjia, e rikthyer në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1998, po shkëlqen falë paraqitjeve të Erling Haaland, i cili ka shënuar shtatë gola deri tani dhe është një nga yjet kryesorë të turneut.

Edhe Zvicra ka bërë një paraqitje historike. Fitorja ndaj Kolumbisë me penallti e çoi në çerekfinale, për herë të parë që nga viti 1954.

Skuadra zvicerane ka treguar qetësi dhe organizim, por tani përballet me një sfidë shumë të vështirë ndaj kampiones në fuqi, Argjentinës.

Nëse një skuadër evropiane triumfon në këtë Botëror, do të jetë hera e tretë në histori, që një ekip nga Evropa fiton një Kupë Bote të zhvilluar jashtë kontinentit, pas Spanjës në Afrikën e Jugut në vitin 2010 dhe Gjermanisë në Brazil në vitin 2014. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.