PARIS – Shtetrrethim në dy zona gjatë fundjavës për shkak të protestave
PARIS, 30 tetor /ATSH-AFP/ – Prefektura e Policisë së Parisit ka urdhëruar vendosjen e shtetrrethimit në zonat e sheshit të Republikës dhe ”Chatelet-Les Halles”, gjatë netëve nga e shtuna në të diel dhe nga e diela në të hënë, nga ora 23:00 deri në orën 06:00.
Vendimi është marrë në prag të demonstratës së së shtunës kundër rritjes së kostos së jetesës si dhe festimeve të Halloween-it.
Autoritetet franceze argumentojnë se masat kufizuese janë të nevojshme për ruajtjen ose rivendosjen e rendit publik, në kushtet e tensioneve dhe incidenteve të regjistruara në disa zona të kryeqytetit.
Në urdhrin e publikuar sot thuhet se masat, përfshirë vendosjen e shtetrrethimit, janë të domosdoshme për shkak të shqetësimeve për rendin publik në disa pjesë të Parisit.
Sipas vendimit të prefekturës, gjatë orarit të përcaktuar do të ndalohet qarkullimi i personave në zonat e sheshit të Republikës dhe ”Chatelet-Les Halles”.
Masat do të jenë në fuqi për dy netët e fundjavës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.