☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,572 ▲0.38%
DOW 52,659 ▲0.29%
NASDAQ 26,269 ▲0.62%
NAFTA 80.50 ▲1.13%
ARI 4,024 ▼0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,156 ▼ -0.95% ETH $1,881 ▼ -0.46% XRP $1.1073 ▼ -0.29% SOL $76.1400 ▼ -1.78%
S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 80.50 ▲1.13 % ARI 4,024 ▼0.68 % S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 80.50 ▲1.13 % ARI 4,024 ▼0.68 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Bota

BOTËRORI 2026 – Nga Maradona te Messi: Futbolli që u kthye në simbol të betejës për Ishujt Falkland

– Lufta për Ishujt Falkland (të quajtur Malvina nga Argjentina) shkaktoi vdekjen e 649 ushtarëve argjentinas, sipas AP.

Shumë prej tyre ishin të rinj, të thirrur për shërbimin ushtarak, pa përvojë të madhe, të pajisur me më pak armë dhe mjete ushtarake se ushtria britanike.

Kjo luftë, e zhvilluar në vitin 1982 mes Argjentinës dhe Britanisë së Madhe, konsiderohet ende, një nga momentet më të dhimbshme dhe më të errëta në historinë moderne të Argjentinës.

Konflikti ka lënë gjurmë të forta edhe në kulturën e futbollit argjentinas.

Arsyeja lidhet veçanërisht me ndeshjen historike të Kupës së Botës 1986, kur legjenda e futbollit Diego Maradona udhëhoqi Argjentinën drejt fitores kundër Anglisë në çerekfinale.

Në atë ndeshje Maradona shënoi dy gola shumë të famshëm: të parin, të quajtur “Dora e Zotit”, pasi topi u prek me dorë dhe goli u pranua nga arbitri dhe të dytin, të quajtur “Goli i Shekullit”, pasi Maradona dribloi disa lojtarë anglezë duke bërë një aksion individual nga rreth 58 metra para se të shënonte.

Për shumë argjentinas, ajo fitore ndaj Anglisë u pa si një mënyrë simbolike, për të marrë hak pas humbjes në luftën për Ishujt Falkland.

Para ndeshjes së fundit mes Argjentinës dhe Anglisë, një grup veteranësh të luftës u përpoq të ulte tensionet duke thënë:

“Maradona na e ka marrë tashmë hakun. Nuk kemi më asnjë llogari sportive për të zgjidhur me Anglinë”.

Megjithatë, përballja e re solli një tjetër moment historik.

Lionel Messi, në atë që mund të jetë përballja e tij e fundit kundër Anglisë, la gjurmën e tij dhe u krahasua përsëri, me trashëgiminë e Maradonës.

Pas ndeshjes, lojtarët argjentinas ngritën një pankartë ku shkruhej:

“Las Malvinas son Argentinas” – “Malvinat (Ishujt Falkland) janë argjentinase.”

Për shumë tifozë argjentinas, kjo nuk ishte vetëm një festë futbolli, por edhe një moment me shumë ngarkesë emocionale, për shkak të historisë së luftës.

“Ta shohësh Messin të luajë në këtë nivel në këtë moshë, është diçka që më lë pa fjalë”, tha tifozja Matías Adorno, 28 vjeç, gjatë festimeve në Buenos Aires.

“Ne argjentinasit kemi ushtruar gjithmonë shumë presion mbi të, por ai na ka dhënë gjithçka.”

Në rrugën kryesore të Buenos Airesit, “Avenida 9 de Juli, mijëra tifozë këndonin: “Për Malvinat, për Diegon (Maradonën), për turneun e fundit të Leos (Messit).”

Ata këndonin edhe një thirrje të vjetër kundër Anglisë: “Kush nuk kërcen, është anglez”.

Festa pas fitores, u kthye në një moment të rrallë bashkimi për shumë argjentinas. 

Vendi ka kaluar vite me probleme ekonomike dhe mosmarrëveshje të forta politike, veçanërisht gjatë qeverisjes së presidentit Javier Milei.

“Është një gëzim i pastër, sidomos në një periudhë kaq të vështirë, kur jeta është bërë shumë e shtrenjtë dhe kur ky president po na ndan”, tha Yanina Quinteros, 40 vjeçe, e cila festonte me vajzën e saj 6-vjeçare.

“Gjyshër, fëmijë, nëna dhe baballarë – të gjithë jemi këtu vetëm për të festuar sonte.”

Edhe presidenti argjentinas, Javier Milei e përshëndeti fitoren.

“Ata fituan një ndeshje që ka një rëndësi shumë të madhe emocionale”, tha ai për një intervistë radiofonike.

“Është një gëzim i jashtëzakonshëm, një emocion aq i madh sa është e pamundur të përshkruhet me fjalë”, shtoi ai. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.