☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 13 June 2026
S&P 500 7,431 ▲0.5%
DOW 51,202 ▲0.7%
NASDAQ 25,889 ▲0.31%
NAFTA 84.88 ▼3.23%
ARI 4,239 ▲3.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174 EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174
₿ CRYPTO
BTC $63,816 ▲ +0.41% ETH $1,675 ▼ -0.02% XRP $1.1443 ▲ +0.18% SOL $67.4500 ▲ +0.7%
S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 % S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 %
EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174 EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174
13 Jun 2026
Breaking
Sporti

Botërori 2026/ SHBA mposht Paraguajin 4-1, Balogun dhe Richards shkëlqejnë në Kaliforni

SHBA e Mauricio Pochettino ka marrë një fitore bindëse përballë Paraguajit mbrëmjen mes të premtes dhe të shtunës. Në “SoFi Stadium” të Kalifornisë vendasit kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme turneun në një duel, i cili pritej me mjaft kureshtje edhe për faktin se në stolat respektiv ishin ulur dy trajnerë argjentinas.

Për të çliruar ekipin nga presioni i faktorit fushë menduan vetë amerikano latinët duke shënuar një autogol. Bobadilla pas vetëm 7’ lojë ndëshkoi shokun e tij të skuadrës. Aksioni model i nisur nga Pulisiç u finalizua nga McKennie, por ishte prekja e mbrojtësit ajo që dërgoi topin në rrjetë.

Sulmuesi i Milani-t ishte protagonist absolut pasi përgatiti edhe golin e dytë të ndeshjes, i pari për Balogun. Sulmuesi i Monaco-s finalizoi me sukses një asist të Pulisiç në minutën e 31’.

24-vjeçari do të dërgonte shifrat në 3-1 në minutën e pestë shtesë kur mundi me të majtën portierin e Paraguajit për të shënuar golin e dytë personal.

Në të 73’ ekipi i drejtuar nga Gustavo Alfaro shkurtoi diferencat falë një goli të Mauricio, i cili pasi mori topin nga Enciso mposhti më të majtën porierin vendas.

Me kalimin e minutave SHBA u mjaftuan që të qarkullonin topin, strategji kjo që i ndihmoi shumë për të kursyer energjitë, por që gjithashtu ishte një sukses edhe falë precizionit të disa lojtarëve. Në këtë drejtim spikati ish-mbrojtësi i Bayern, Chirs Richards, i cili me 83 pasimet e sakta në po kaq tentativa u bë lojtari i parë që largohet nga fusha me 100% saktësi në këtë aspekt që prej Botërorit 1966-ës.

Për të vulosur këtë ndeshje në fund mendoi Reyna, i cili shënoi golin e katërt në minutën e 8-të të shtesës. SHBA mund Paragauajin 4-1 dhe fluturon në majën e Grupit D ku ende pritet që të luajnë ndeshjen e tyre të parë Australia dhe Turqia. A.V.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.