Momenti kur i riu i ikën policisë te Parku Rinia (VIDEO)
Momente tensioni janë shënuar pak çaste më parë në zonën përreth Parkut Rinia në Tiranë, ku policia ka ndërhyrë për shoqërimin e disa protestuesve që ndodheshin në zonë.
Gjatë ndërhyrjes, efektivët kanë kapur një të ri, pranë të cilit janë afruar menjëherë protestues të tjerë, mes tyre edhe deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, të cilët kanë tentuar të ndërhyjnë.
Në mes të situatës së krijuar, i riu ka arritur të largohet me vrap, duke u shkëputur nga efektivët e policisë.
Ngjarja është zhvilluar në një moment tensioni, ndërsa në zonën përreth Parkut Rinia vijon prania e protestuesve dhe e forcave të rendit.
Protestuesit ‘shpëtojnë’ nga duart e policëve një të ri https://t.co/RneBEUexTC
A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.