☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.45 ▼1.29%
ARI 4,044 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,170 ▼ -1.53% ETH $2,325 ▼ -1.75% XRP $1.2925 ▼ -2.63% SOL $100.4000 ▼ -2.46%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.45 ▼1.29 % ARI 4,044 ▼0.2 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.45 ▼1.29 % ARI 4,044 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Bota

BOTËRORI 2026 – Trump konfirmon se i ka kërkuar FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun

– Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot se i ka kërkuar FIFA-s, të rishikojë pezullimin me një ndeshje të sulmuesit të SHBA-së, Folarin Balogun, në Kupën e Botës, raportoi BBC.

Trump tha se organi drejtues i futbollit botëror “mori vendimin e duhur” duke pezulluar ndëshkimin e Balogun, duke shtuar se zbatimi i tij do të kishte lënë një “njollë të madhe” në turne.

Balogun, golashënuesi më i mirë i kombëtares së tij në turneun aktual, ishte parashikuar të mungonte në ndeshjen e 1/8-ve kundër Belgjikës në Seattle të martën.

Por, të hënën në mbrëmje, FIFA e shtyu zbatimin e pezullimit me një ndeshje për 12 muaj, duke i hapur rrugën Balogun të luajë kundër Belgjikës.

Duke folur sot në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se i kishte kërkuar FIFA-s të rishikonte vendimin sepse ai “nuk mendonte se ishte faull”.

Trump konfirmoi se kishte folur me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, dhe shtoi se gjithçka që bëri ishte vetëm kërkesa për një rishikim duke theksuar se nuk i kishte thënë zviceranit, se duhej të pezullonte dënimin e Balogun.

“Ata ishin dy sportistë të mëdhenj që u përplasën dhe u ngatërruan mes tyre”, tha Trump.

“Unë mendoj se pezullimi do të kishte lënë një njollë të madhe. Unë nuk mund t’u them çfarë të bëjnë. Nuk besoj se e morën ata vendimin, besoj se e mori komisioni. Dhe ishte vendimi i duhur”, shtoi presidenti amerikan. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.