🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,748 ▼ -1.72% ETH $2,220 ▼ -1.26% XRP $1.3321 ▼ -1.8% SOL $82.5700 ▼ -2.66%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Libri

Botohet romani i Ismail Kadaresë, “Krushqit janë të ngrirë”

Në prag të ditëlindjes së 80-të të shkrimtarit Ismail Kadare, shtëpia Botuese “Onufri”, për herë ta parë boton si libër në vete, romanin e Kadaresë “Krushqit janë të ngrirë”.

Kjo vepër, dëshmia e parë dhe tepër e rrallë e masakrës serbe në Prishtinë në pranverë të vitit 1981, u shkrua fill pas saj në vitet 1981-1983. Ndër të tjera ajo pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë.

“Vepra nuk u botua asnjëherë si libër më vete. Përkthimi i saj më pas, në shumë vende të Europës, hodhi dritë mbi të vërtetën e tragjedisë së Kosovës, thuhet në faqen zyrtare të Onufrit .

Akademia e Shkencave dërgoi zyrtarisht duke përsëritur edhe një herë tjetër, kërkesën në Komitetin e Nobelit të Akademisë Suedeze për t’i dhënë çmimin Nobel për letërsi shkrimtarit Ismail Kadare.

“Rëndësinë  që ka për kulturën shqiptare dhe më gjerë vlerësimi në nivel ndërkombëtar i veprës së jashtëzakonshme letrare të shkrimtarit tonë të shquar dhe akademikut Ismail Kadare. Për sa më sipër, në kuadër të vitit të 80 vjetorit të lindjes së Tij, me propozim të Këshillit Ekzekutiv të Akademisë së Shkencave në mbledhjen e datës 14 janar 2016; vendosi kryerjen e procedurës administrative për propozimin e kandidatures së shkrimtarit dhe Akademikut Ismail Kadare për çmimin NOBEL në letërsi, për vitin 2016”, thuhet në njoftim.

Drejtuesja e departamentit të albanologjisë në Akademinë e Shkencave, akademikja Floresha Dado thekson se “nuk e di se çfarë duhet të bëjë më shumë një shkrimtar për të marrë çmimin Nobel se sa të botohet në gjithë botën dhe të shkruajë vlerësime të larta për artin e tij kritikë të njohur nga gjithë bota, dhe që të marrë edhe shumë çmime të tjera të rëndësishme ndërkombëtare”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.