Bozdo: Qeveria me dy standarde
-Bashkia e Tiranës ka akuzuar qeverine se po gjobit qytetarët dhe merr në mbrojtje miqte e pushtetit dhe ministrin Erion Veliaj, i cili po ndërton pa leje në Tiranë.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo, në një deklaratë për mediat sot, u shpreh se “mijëra qytetarë të kryeqytetit dhe mbarë Shqipërisë jetojnë sot nën makthin e gjobave korruptive, prishjeve abuzive, ndërsa të gjithë janë dëshmitarë se si ministri Veliaj ndërtonte pa leje në mes të Tiranës, se si Policia e Shtetit merr në mbrojtje me urdhëra politikë ndërtimet pa leje të qeveritarëve”.
“Dje u është shpërndare mediave një pusullë e firmosur nga Edi Rama, për të ligjëruar paligjshmërinë e Erionit të tij. Dje, Veliaj faktoi publikisht se punimet e nisura prej nje muaji në qendër të Tiranës ishin pa leje”, tha ai.
Bozdo në emër të Bashkise se Tiranës i bëri thirrje Prokurorisë të hetojë me themel abuzimin me pushtetin dhe motivet korruptive të këtij abuzimi.