☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 99.49 ▲0.96%
ARI 4,141 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,592 ▼ -1.5% ETH $2,391 ▼ -1.86% XRP $1.2970 ▼ -1.29% SOL $104.3200 ▼ -1.42%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.49 ▲0.96 % ARI 4,141 ▼0.46 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.49 ▲0.96 % ARI 4,141 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Brenda 24 orëve ndalohen 17 shoferë për vozitje të pakujdesshme të automjeteve

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë privuan nga liria 17 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit.

Katërmbëdhjetë persona drejtonin automjete pa patentë shoferi, prej të cilëve pesë ishin të mitur, ndërsa tre persona drejtonin nën ndikimin e alkoolit. Gjashtë persona në Shkup (dy të mitur), katër persona në Tetovë (tre të mitur) dhe nga një person në Kumanovë, Veles, Ohër dhe Prilep drejtonin automjete pa patentë shoferi.

Nga një shofer në Kumanovë, Makedonska Kamenicë dhe Shkup drejtonin automjete nën ndikimin e alkoolit. Shoferi në Shkup, më parë, me automjetin “Ford” që e drejtonte, kishte goditur një automjet të parkuar “Ford”, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.

“U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjete pa e dhënë provimin për patentë shoferi, ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt”, thonë nga MPB.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.