Bota

Britani e Madhe: Votime në kohën e terrorit

Ende është e paqartë se cili do të jetë motivi vendimtar për qytetarët e Britanisë së Madhe në votimet e ditës së sotme.

Atentatet në Londër dhe Mançester ndikuan në fushatën elektorale në Britaninë e Madhe, sikurse më parë në Madrid apo Paris. Pas atentateve në Londër partitë e ndërprenë madje fushatën elektorale. Por ato i nxitën edhe më tej diskutimet e zjarrta për kryeministren konservatore Theresa May dhe sfiduesin e saj Jeremy Corbyn nga partia liberale e majtë e laburistëve. Kryeministrja May u shpreh për një kurs të rreptë tani e tutje, por kur ishte ministre e Brendshme ajo kishte shfuqizuar kontrollet nga ana e organeve të policisë dhe sikurse shprehet politologu Anthony Glees në intervistë me DW “në Britaninë e Madhe ka rreth 23.000 xhihadistë, që nuk mund të kontrollohen pikërisht për shkak të heqjes së kontrolleve nga May në vitin 2010.”
Großbritannien Labour Chef Jeremy Corbyn (Getty Images/I. Forsyth)Jeremy Corbyn

Edhe Jeremy Corbyn, i cili është simpatizant i IRA-s dhe deri në momentin e atentatit në Mançester qe shprehur për bisedime me terroristët, tha se nëse do të fitonte do të kujdesej që në rrugë të ketë më tepër policë.

Konflikti i brendshëm si lajtmotiv

Sipas politologut Glees “politika në Britaninë e Madhe është e pafuqishme, sepse vendi gjendet në një gjendje tepër të rëndë”. Sipas tij pasi britanikët votuan pro Brexitit pa e ditur se çfarë do të thoshte kjo, vendi gjendet në një gjendje konstante krize, në një rreth politik vicioz dhe kjo e bën vendin të lehtë për t’u sulmuar. Ende është e paqartë se cili do të jetë në fund të fundit motivi vendimtar për qytetarët e Anglisë, Uellsit, Skocisë dhe Irlandës së Veriut, gjatë zgjedhjeve të sotme, ku ata votojnë në 650 zona zgjedhore për kandidatët e tyre.

Schottland Wahlkampf (DW/Peter Geoghegan)

Përveç sigurisë së brendshme fjala është gjithashtu edhe për marrëdhëniet e ardhshme të Britanisë së Madhe me Evropën dhe të ardhmen e vendit. Po ashtu në diskutim është edhe rruga e Skocisë drejt pavarësisë si edhe debati për të ardhmen e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS), një institucion që për britanikët është i shenjtë. Pas sulmeve terroriste partitë në Britaninë e Madhe u treguan të përmbajtura në sulmet ndaj njëra-tjetrës. Por kushdo që të dalë fitues, për të puna e vërtetë fillon pikërisht pas zgjedhjeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button