Bota

Britania e Madhe: Hapet qendrat e votimit, May rrezikon fitoren

Qendrat e votimit janë çelur në Britani për zgjedhjet e përgjithshme që do të përcaktojnë se kush do t’i udhëheqë negociatat për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.
Mbi 40 000 qendra në mbarë Mbretërinë e Bashkuar u hapën në orën 07:00 me orën lokale. Numërimi i votave do të fillojë sapo ato të mbyllen në orën 22:00. Votuesit e regjistruar janë 46.4 milionë, ndërsa ligjvënësit që do të zgjidhen, 650.
Shumica e qendrave të votimit janë në shkolla, qendra komunitare e dioqeza, por në të kaluarën janë përdorur për këtë arsye edhe pub-et e madje edhe një autobus shkollor, thotë BBC.
Për të fituar shumicën në Dhomën e Komuneve, një parti duhet të sigurojë 326 vende të Parlamentit. Analistët politikë mendojnë se zgjedhjet mund të kenë ndikim edhe në vendimin e Skocisë, për të mbajtur ose jo një referendum të ri për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar.
Partia Konservatore e kryeministres Theresa May shpreson të zgjerojë shumicën në Parlament, por nuk ka për të qenë e lehtë. May këmbëngul se i duhet të rrisë fuqinë e Partisë Konservatore, me qëllim që të forcojë pozicionin e saj në negociatat për Brexit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button