☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,488 ▼ -1.74% ETH $2,211 ▼ -1.28% XRP $1.3275 ▼ -1.59% SOL $82.1800 ▼ -2.55%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

Britania e Madhe ndihmon Qendrën e rehabilitimit të viktimave të torturës

Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay është në vizitë në Kosovë për të diskutuar për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt (PDhSK) dhe prioritetet e tjera, përfshirë Gjykatën Speciale për Krime të Luftës dhe agjendën e reformave në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite baronesha Anelay do të shpallë mbështetjen e re të MB-së prej 80.000£ për Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës dhe partnerët e tyre. Këto fonde do të mbështesin punën e çmuar të cilën Qendra po e bën në ndihmën e të mbijetuarve të dhunës seksuale në konflikt përmes programeve të rehabilitimit dhe fuqizimit ekonomik.

Ministrja gjithashtu do të premtojë mbështetjen e MB-së në trajnimet në Kosovë për Protokollin ndërkombëtar për dokumentimin dhe hetimin e dhunës seksuale në konflikt, që do të fuqizojë praktikën më të mirë në Kosovë për dokumentimin e dhunës seksuale si krim në konflikt dhe do të ndihmojë në sigurimin e qasjes për të mbijetuarit në Kosovë në mbështetjen, shërbimet dhe drejtësinë që ju takon.

Si pjesë e përpjekjeve të Kosovës në adresimin e të këqijave nga e kaluara, Baronesha Anelay gjithashtu do të inkurajoj udhëheqësit e Kosovës që të themelojnë Gjykatën Speciale për Krime të Luftës, një element thelbësor për promovimin e sundimit të ligjit dhe luftës kundër mosndëshkimit.

“Jam e gëzuar që po e bëj vizitën e parë në Kosovë dhe se po mësoj më shumë lidhur me punën e Presidentes dhe partnerëve të saj, përfshi edhe të MB-së, në luftimin e krimeve të dhunës seksuale në konflikt dhe mbështetjen për të mbijetuarit. Vizita do të më lejoj mua në veçanti, që të dëgjoj tregimet drejtpërdrejtë nga dora e parë nga të mbijetuarit lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohen dhe të mësoj çka po bëhet në mënyrë të përgjithshme për të luftuar mosndëshkimin dhe për të fuqizuar sundimin e ligjit për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.