Britania thirrje Serbisë t’i dorëzojë përgjegjësit për Banjskën, përfshirë Radoiçiqin
Britania e Madhe i bëri thirrje Serbisë që personat përgjegjës për sulmin në Banjskë, përfshirë Milan Radoiçiqin, të dalin para drejtësisë.
Në diskutimin e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesja e Britanisë në OKB, Jennifer MacNaughtan, përmendi edhe vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, duke theksuar se kanë kaluar më shumë se tre vjet nga sulmi dhe Serbia nuk ka ndërmarrë asgjë.
Ajo kërkoi që Serbia të ofrojë qasje në arkiva për të mundësuar përparim në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Britania ka mirëpritur formimin e institucioneve të Kosovës dhe ka kërkuar nga shtetet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e vendit që t’i bashkohen shumicës së shteteve njohëse.
Përfaqësuesja britanike ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet thelbësor për stabilitetin afatgjatë dhe të ardhmen evropiane të të dyja vendeve.
Ajo u ka bërë thirrje palëve që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit, si dhe zotimet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë.
– YouTube www.youtube.com



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.