Britanikja Daily Mail: Ishulli i Sazanit, gati për tu kthyer në një destinacion turistik në Shqipëri
Britanikja Daily Mail i ka kushtuar një shkrim mjaft të gjatë dhe interesant për hapjen e Ishullit të Sazanit si një vend i frekuentueshëm turistik.
Ideja për ta kthyer Ishullin e Sazanit në një destinacion turistik, tashmë ka tërhequr vëmëndjen e shtypit botërorë. Kjo dhe për faktin se ky ishull ka një histori politike dhe ushtarake tepër aktive.
Që në kohën e Romës së lashtë fillon historia për ta dominuar atë. Në brigjet e tij, janë ndeshur flota luftarake, anije piratësh, aventurier detesh e zhytësish nënujor deri te dominimi komunist për ta shitur si një “ kështjellë” të pa mposhtur.
Ka vite që flitet për ta kthyer këtë tokë të veçuar në një vend turistik e të vizitueshëm nga të gjithë. Por deri mësotë nuk është realizuar.
Por deklarimi i Kryeministrit Rama, e ka bërë të besueshëm realizimin e kësaj dëshire. Këtë e konfirmon edhe Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare. Këtë sezon turistik veror, pushuesit mund të udhëtojnë edhe drejt Sazanit.