Bruges i hap derën Milanit për sulmuesin Tresoldi, por kërkon 60 milionë euro
Lojtari italo-gjerman është në krye të listës së merkatos kuqezi për janarin. Ai është gati të transferohet në Itali, por shifrat…
Milani kërkon Tresoldin për t’i dhënë një dorë “të izoluarit” Gonçalo Ramos të shprehë potencialin e tij sulmues. Lojtari i Bruges, tifoz milanist, është gati të mbyllë valixhen dhe të fluturojë drejt Italisë. Bruges është një klub që shet dhe ia ka hapur derën Milanit, siç ka bërë me De Ketelaere dhe Jasharin, por çmimi për sulmuesin është 60 milionë euro.
Tresoldi sot vlen për këtë shifër, pasi shifrat flasin qartë. Mjafton të përmendim 3 golat e shënuar ndaj Interit në Champions. Deri tani ka shënuar 8 gola në kampionat, 5 në Champions dhe 1 në Superkupë. Shifra që e bëjnë lojtarin të lakmuar jo vetëm nga Milani, por edhe Bayern dhe klube të tjerë të rëndësishëm.
Por Milani është ëndrra e tij e fëmijërisë, për më tepër që është bërë një fiksim për Gerry Cardinale. Pronari kuqezi ka treguar se kur e vendos dorën te portofoli, nuk pyet për shifra. Nuk do të jetë e lehtë për një marrëveshje, por shpresat janë dhe në klubin kuqezi shpresojnë gjithashtu që këtë herë të mos pendohen për një blerje të bërë te Bruges.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.