⛅
Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,619 ▲1.31%
DOW 52,486 ▲0.49%
NASDAQ 25,466 ▲1.6%
NAFTA 85.75 ▼0.9%
ARI 3,953 ▼1.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $73,620 ▼ -0.43% ETH $2,053 ▼ -0.32% XRP $1.0565 ▼ -0.43% SOL $83.4800 ▼ -0.3%
S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.75 ▼0.9 % ARI 3,953 ▼1.18 % S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.75 ▼0.9 % ARI 3,953 ▼1.18 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Kosova

Tentoi ta vrasë vëllanë për pronë, kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë të ditur se ndaj të pandehurit me inicialet S.L. ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera, ceket se ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri me inicialet S.L. më datë 10 tetor 2026 në ora 16:30 në fshatin Pjetërshan – Komuna e Gjakovë, pas një mosmarrëveshjeje pronësore, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta vëllain e tij H.L. si dhe ka rrezikuar jetën e kushëririt të tij P.L. duke shtënë katër herë me armë zjarri të tipit AK-47.

Si pasojë e të shtënave, të dy të dëmtuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë.

Në njoftim thuhet se po ashtu, i pandehuri S.L. ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar dhe në kundërshtim me Ligjin mbi armët të Republikës së Kosovës, dhe atë armën automatike të tipit AK-47 , 1 (një) pushkë gjuetie, 10 (dhjetë) fishek të kalibrit 12 dhe një fishek i kalibrit 7.62mml.

“Me këto veprime, i pandehuri me inicialet S.L. ka kryer veprat penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’ nga neni 173, paragrafi 1, nën paragrafët 1.3 dhe 1.11, lidhur me nenin 28, si dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.