☁️
Tiranë 11°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,704 ▲1.78%
DOW 53,304 ▲2.93%
NASDAQ 25,850 ▲1.88%
NAFTA 88.04 ▼8.38%
ARI 4,072 ▲3.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,207 ▲ +3.3% ETH $2,416 ▲ +5.44% XRP $1.3017 ▲ +1.7% SOL $94.8900 ▲ +1.52%
S&P 500 7,704 ▲1.78 % DOW 53,304 ▲2.93 % NASDAQ 25,850 ▲1.88 % NAFTA 88.04 ▼8.38 % ARI 4,072 ▲3.33 % S&P 500 7,704 ▲1.78 % DOW 53,304 ▲2.93 % NASDAQ 25,850 ▲1.88 % NAFTA 88.04 ▼8.38 % ARI 4,072 ▲3.33 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE shuan zjarrin më të madh të regjistruar ndonjëherë në Belgjikë

– Bashkimi Evropian ka mobilizuar tre helikopterë dhe dy avionë zjarrfikës për të ndihmuar Belgjikën në përballimin e një zjarri masiv në lindje të vendit, sipas Reuters.

Ndihma u kërkua nga autoritetet belge pasi zjarri në zonën e High Fens, rezervati më i madh natyror i Belgjikës, vazhdon të përhapet që prej dites se djeshme.

Deri sot pasdite, flakët kishin përfshirë rreth 1 600 hektarë, sipas administratës së rajonit Vallonia.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar zjarrfikës lokalë, fermerë dhe ushtria belge, ndërsa kushtet e thata dhe temperaturat e larta po e vështirësojnë operacionin.

Përmasat e zjarrit e kanë bërë atë më të madhin e regjistruar ndonjëherë në Belgjikë.

Ai ka tejkaluar rekordin e vitit 2011, kur një zjarr dogji rreth 1 400 hektarë, sipas të dhënave të Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje.

Autoritetet lokale kanë paralajmëruar banorët e fshatit Sourbrodt që të përgatiten për një evakuim të mundshëm.

Ndërkohë, një kamp veror për fëmijë në zonë ka nisur të evakuohet, bëri të ditur ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken.

Avionët dhe helikopterët e dërguar nga BE-ja vijnë nga Republika Çeke, Suedia dhe Holanda.

Mekanizmi evropian lejon që burimet e vendeve anëtare të mobilizohen shpejt kur një shtet kërkon ndihmë për përballimin e emergjencave të mëdha.

Zjarri është shfaqur në një periudhë kur Belgjika dhe vende të tjera evropiane po përballen me valën e pestë të të nxehtit të kësaj vere.

Temperaturat e larta, mungesa e reshjeve dhe bimësia e thatë krijojnë kushte veçanërisht të favorshme për përhapjen e zjarreve.

Shkencëtarët theksojnë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor po rrisin mundësinë e kushteve të nxehta dhe të thata, duke bërë që zjarret të përhapen më shpejt dhe të zgjasin më gjatë.

Situata në Belgjikë është një tjetër tregues i presionit që temperaturat ekstreme po ushtrojnë mbi Evropën gjatë këtij sezoni veror.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.