⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 82.44 ▲0%
ARI 3,557 ▼3.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $61,374 ▼ -3.73% ETH $1,731 ▼ -4.16% XRP $0.9347 ▼ -5.6% SOL $70.6500 ▼ -5.71%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.44 ▲0 % ARI 3,557 ▼3.49 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.44 ▲0 % ARI 3,557 ▼3.49 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Burnham: Marrëveshje historike për rivendosjen e marrëdhënieve BE-BM

BRUKSEL, 20 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kryeministri britanik, Andy Burnham e cilësoi historike marrëveshjen e arritur me Bashkimin Evropian për rivendosjen e marrëdhënieve dypalëshe, duke e konsideruar atë një zhvillim të rëndësishëm për Britaninë e Madhe, Evropën dhe qytetarët e të dyja palëve.

Gjatë samitit BE-BM, që po zhvillohet në Bruksel, Burnham përshëndeti marrëveshjen e njohur si “reset”, e cila synon të hapë një kapitull të ri bashkëpunimi, pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

“Është një ditë e bukur për Britaninë e Madhe, një ditë e bukur për Evropën dhe për njerëzit në të gjithë Evropën dhe BM-në”, deklaroi Burnham.

Procesi i njohur si “reset” synon të përmirësojë bashkëpunimin mes Londrës dhe Brukselit, në fusha me interes të përbashkët, përfshirë sigurinë dhe mbrojtjen, tregtinë, energjinë, politikat klimatike dhe lëvizjen e qytetarëve.

Ndër objektivat kryesore janë lehtësimi i procedurave për tregtinë e produkteve ushqimore dhe bujqësore, afrimi i sistemeve të tregtimit të emetimeve të karbonit të Britanisë së Madhe dhe BE-së, si dhe krijimi i mundësive të reja për lëvizjen e të rinjve, përfshirë qëndrimin, studimin dhe punësimin në të dyja palët.

Marrëdhëniet mes dy palëve ndryshuan rrënjësisht pas Brexit-it, procesit përmes të cilit Britania e Madhe, u largua zyrtarisht nga Bashkimi Evropian më 31 janar 2020.

Pas kësaj, tregtia dhe bashkëpunimi u rregulluan përmes marrëveshjeve të reja, të cilat sollën edhe procedura shtesë administrative dhe kontrolle kufitare.

Përmes marrëveshjes së re, të dyja palët synojnë të ulin pengesat në shkëmbimet tregtare, të forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe të koordinojnë më mirë politikat në çështjet e sigurisë dhe sfidat ndërkombëtare.

Megjithatë, afrimi i marrëdhënieve nuk nënkupton rikthimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, por një partneritet më të ngushtë mes dy palëve, duke ruajtur statusin e BM-së si vend jashtë Unionit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.