🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,540 ▲ +0.09% ETH $2,417 ▲ +0.07% XRP $1.2992 ▲ +0.02% SOL $104.0400 ▲ +0.68%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Gaz lotsjellës dhe ujë me presion, pas protestave studentore kundër rritjes së kostove të arsimit

– Disa qindra persona, kryesisht të rinj, protestuan sot në Bruksel, ku disa prej tyre u përplasën me policinë, në një situatë trazirash të frymëzuara pjesërisht nga demonstratat në Francën fqinje, sipas Reuters.

Grupet studentore belge kanë deklaruar se po protestojnë kundër rritjes së kostove të arsimit dhe reformave, për të cilat druhen se do ta bëjnë arsimin e lartë më pak të qasshëm.

Demonstruesit u mblodhën në qendër të Brukselit; shumë prej tyre mbanin maska ​​dhe thërrisnin slogane antifashiste.

Sipas një dëshmitari policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion, ndërsa disa protestues përmbysën një makinë.

Ministri i Brendshëm belg, Bernard Quintin, shkroi në platformën X se “ajo që po ndodh në Bruksel nuk është më thjesht një protestë” dhe se “do të përdoren të gjitha mjetet e nevojshme për të rivendosur rendin përballë trazirave”.

Një protestë u zhvillua gjithashtu në qytetin lindor të Liezhit, ku studentët demonstruan më herët gjatë këtij muaji lidhur me sistemin arsimor në gjuhën frënge, duke përmendur rritjen e kostove të arsimit dhe vështirësitë në qasjen ndaj materialeve të studimit.

Trazirat në Francë nisën muajin e kaluar si protesta për financimin e arsimit dhe kushtet në shkolla, për t’u shndërruar më pas në një lëvizje më të gjerë që përqendrohet te pabarazia, shpenzimet publike dhe standardet e jetesës./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.