☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 14 July 2026
S&P 500 7,515 ▼0.79%
DOW 52,499 ▼0.26%
NASDAQ 25,873 ▼1.55%
NAFTA 80.64 ▲3.2%
ARI 4,027 ▲0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $62,714 ▼ -0.73% ETH $1,786 ▼ -0.18% XRP $1.0693 ▼ -0.98% SOL $75.1800 ▼ -1.96%
S&P 500 7,515 ▼0.79 % DOW 52,499 ▼0.26 % NASDAQ 25,873 ▼1.55 % NAFTA 80.64 ▲3.2 % ARI 4,027 ▲0.52 % S&P 500 7,515 ▼0.79 % DOW 52,499 ▼0.26 % NASDAQ 25,873 ▼1.55 % NAFTA 80.64 ▲3.2 % ARI 4,027 ▲0.52 %
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
14 Jul 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Kallas: BE-ja drejt masave tregtare ndaj vendbanimeve izraelite

BRUKSEL, 14 korrik /ATSH-DPA/- Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, tha se BE-ja po shqyrton ndalimin ose kufizimin e importeve të produkteve nga vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor, pavarësisht kundërshtimit të Gjermanisë.

Pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, Kallas deklaroi se masa që gjeti mbështetjen më të madhe, ishte kufizimi i importeve të produkteve nga këto vendbanime.

Ajo bëri të ditur se ambasadorët e vendeve të BE-së janë ngarkuar të vazhdojnë punën për këtë çështje dhe se ka gjasa të thirret një mbledhje e jashtëzakonshme e ministrave të Jashtëm.

Kallas nuk tregoi se sa vende janë pro ose kundër këtyre masave.

Bashkimi Evropian prej disa muajsh është i ndarë për mënyrën, se si duhet t’i përgjigjet zgjerimit të vendbanimeve izraelite.

Edhe pse vendet anëtare pajtohen gjerësisht se këto vendbanime janë të paligjshme, sipas së drejtës ndërkombëtare, deri tani nuk kanë arritur një marrëveshje për vendosjen e sanksioneve më të gjera.

Përpara takimit, Komisioni Evropian propozoi disa alternativa për kufizime të mundshme tregtare.

Gjermania dhe disa shtete të tjera kanë kundërshtuar, për momentin, vendosjen e këtyre masave.

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, u shpreh se mbështet dialogun me qeverinë izraelite dhe argumentoi se kufizimet ndaj importeve nga vendbanimet, do të kërkonin miratimin unanim të vendeve anëtare.

Nëse këto kufizime do të klasifikoheshin si sanksione të politikës së jashtme, ato mund të miratoheshin vetëm me unanimitet, duke i dhënë Gjermanisë dhe vendeve të tjera kundërshtuese mundësinë për t’i bllokuar.

Megjithatë, Kallas tha se ekzistojnë interpretime të ndryshme ligjore për këtë çështje.

Sipas saj, shërbimi juridik i BE-së, vlerëson se kufizimet e propozuara tregtare, mund të miratohen me shumicë të cilësësuar, dhe jo me unanimitet.

Kjo do të thotë se nevojitet mbështetja e të paktën 15 nga 27 vendet anëtare të BE-së, të cilat përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë së bllokut.

Vendet që mbështesin sanksionet argumentojnë se zgjerimi i vendbanimeve izraelite pengon zgjidhjen me dy shtete.

Dhuna e kolonëve radikalë izraelitë ndaj palestinezëve dhe pronave të tyre në Bregun Perëndimor është rritur ndjeshëm, që pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 dhe luftës që pasoi në Gaza. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.