Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲0%
ARI 4,400 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $65,187 ▲ +0.18% ETH $1,922 ▲ +0.03% XRP $1.0420 ▼ -0.14% SOL $77.2500 ▲ +1.35%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲0 % ARI 4,400 ▲0 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲0 % ARI 4,400 ▲0 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Kos: E paimagjinueshëm fakti që Paunoviç është ende ministre në Serbi

BRUKSEL, 16 korrik /ATSH-AA/ – Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, është shprehur e befasuar me faktin se Snezana Paunoviç vazhdon të mbajë funksionin e ministres në Qeverinë e Serbisë edhe pas deklaratave të saj lidhur me spastrimin etnik në Kosovë.

“Ishte shokuese të dëgjonim diçka të tillë në vitin 2026. Nuk do ta përsëris as atë që ajo tha. Ishte vërtetë tronditëse të dëgjohej një deklaratë e tillë. Nuk mund ta imagjinoj që një ministre, pas një deklarate të tillë publike, të mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj”, ka thënë Kos.

Deklarata e ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Serbi, se do ta spastronte etnikisht Kosovën nëse do të ishte në krye të shtetit në vitin 1998, nxiti reagime të shumta në institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare.

Komisionarja Kos, ishte ndër zërat më të fuqishëm në reagimet ndaj kësaj deklarate duke thënë se mbështetja e ulët për integrimin evropian në Serbi është edhe pasojë e mesazheve që dërgojnë politikanët si dhe e mënyrës se si raportojnë mediat.

Sipas saj, është e papranueshme që një vend kandidat të përdorë retorikë antievropiane.

Së fundmi reagoi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se deklarata e ministres Snezana Paunoviq nuk pasqyron vullnetin dhe politikën e tij e as të Qeverisë serbe, duke shtuar se deklarata ishte “e pamatur”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.