☁️
Tiranë 21°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.58 ▼4.36%
ARI 3,909 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,960 ▼ -0.06% ETH $2,288 ▲ +0.74% XRP $1.2498 ▼ -0.42% SOL $94.0100 ▼ -1.46%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.58 ▼4.36 % ARI 3,909 ▲0.26 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.58 ▼4.36 % ARI 3,909 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kosova

Kërkohet paraburgim ndaj një personi në Ferizaj, dyshohet se sulmoi fizikisht mjekun kujdestar në QKMF

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi me inicialet E.J., i dyshuar për sulm ndaj një personi zyrtar.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 1 nëntor 2026, rreth orës 00:35, në ambientet e Shërbimit Emergjent Primar të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj.

I dyshuari kishte dërguar babanë e tij, i cili ishte në gjendje të dukshme të dehur, për të marrë ndihmë mjekësore. Mirëpo, gjatë trajtimit nga personeli shëndetësor, ai dyshohet se kishte ndërhyrë dhe kishte ushtruar presion ndaj stafit mjekësor.

“Për shkak të hapësirës së kufizuar dhe nevojës për zhvillimin e papenguar të trajtimit mjekësor, i është kërkuar që të largohet nga dhoma, mirëpo i pandehuri ka refuzuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas organit të akuzës, pas refuzimit për t’u larguar, i dyshuari e kishte goditur me grusht në pjesën e majtë të fytyrës mjekun kujdestar, me inicialet F.F.

“Me të cilën ka kryer veprën penale ‘Sulmi ndaj personit zyrtar’ nga neni 402, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.

Prokuroria ka bërë të ditur se i dyshuari gjendet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, me vendim të Prokurorit të Shtetit, që nga 1 nëntori.

Ndaj tij tashmë është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndërsa për rastin pritet të vendosë Gjykata Themelore në Ferizaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.