🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.47 ▲0.94%
ARI 3,598 ▲0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
₿ CRYPTO
BTC $60,560 ▲ +2.27% ETH $1,694 ▲ +2.04% XRP $0.9506 ▲ +3.65% SOL $71.0500 ▲ +3.62%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.47 ▲0.94 % ARI 3,598 ▲0.95 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.47 ▲0.94 % ARI 3,598 ▲0.95 %
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
26 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Meloni: Lufta në Ukrainë nuk duhet të zgjerohet në Mesdhe

BRUKSEL, 26 nëntor /ATSH-ANSA/- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë nuk duhet dhe nuk mund të zgjerohet në rajonin e Mesdheut, duke theksuar se Italia do të vazhdojë të mbështesë Kievin, por pa vënë në rrezik sigurinë e kufijve dhe të qytetarëve të saj.

“Unë mendoj se lufta nuk duhet dhe nuk mund të zgjerohet në Mesdhe. Për këtë duhet të jemi shumë të qartë me miqtë tanë ukrainas, por edhe me partnerët tanë”, deklaroi Meloni për mediet në Bruksel, në prag të zhvillimit të Këshillit Evropian.

Deklarata e kryeministres italiane, vjen pas sulmeve të fundit ukrainase ndaj anijeve ruse në ujërat libiane, pranë qytetit të Bengazit, të cilat kanë shtuar shqetësimet për mundësinë e përhapjes së konfliktit në Mesdhe.

Më 22 nëntor, dronë detarë ukrainas goditën një anije ushtarake ruse, të ankoruar në portin e Bengazit dhe një anije tregtare me flamurin maltez në ujërat pranë qytetit.

Kievi konfirmoi përgjegjësinë për operacionin, ndërsa sulmet ngritën shqetësime për sigurinë dhe stabilitetin e Libisë, ku Rusia ka gjithashtu interesa dhe prani ushtarake.

Meloni theksoi se mbështetja e Italisë për Ukrainën duhet të vazhdojë, pavarësisht zhvillimeve të fundit, duke nënvizuar se kjo çështje nuk duhet të ngatërrohet me shqetësimet për sigurinë në Mesdhe.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të vazhduar ta ndihmojmë Ukrainën të mbrohet. Por, duhet të mbrojmë edhe sigurinë e kufijve tanë dhe të qytetarëve tanë”, u shpreh ajo.

Kryeministrja italiane shtoi se ka qenë e qartë për këtë qëndrim në komunikimet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe synon të vazhdojë të përcjellë të njëjtin mesazh edhe në të ardhmen.

“Për këtë kam qenë dhe do të vazhdoj të jem shumë e qartë me presidentin Zelensky dhe Ukrainën”, theksoi Meloni.

Çështja pritet të mbetet në vëmendje të diskutimeve evropiane, pasi zhvillimet ushtarake në ujërat libiane, kanë shtuar shqetësimet për përfshirjen e Mesdheut në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

Deklaratat e Melonit u bënë në kuadër të Këshillit Evropian në Bruksel, ku liderët e vendeve anëtare diskutojnë gjithashtu mbështetjen për Ukrainën dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.