Bota

BRUKSEL – NATO mesazh mbështetës Turqisë për operacionin ushtarak në Siri

Të gjitha vendet kanë të drejtën e vetëmbrojtjes, thuhet në një mesazh të NATO-s lidhur me operacionin ushtarak “Dega e ullirit” që forcat e armatosura të Turqisë filluan në Afrin të Sirisë, i pushtuar nga organizatat e  cilësuara terroriste PYD dhe PKK.

Një zyrtar i lartë NATO-s tha me anë të një deklarate se ”Turqia gjendet në një rajon të paqëndrueshëm dhe ka pësuar dëme serioze nga terrorizmi”.

“Të gjitha vendet kanë të drejtën e vetëmbrojtjes, por është e rëndësishme që kjo të bëhet në mënyrë proporcionale dhe përmbajtur”, shtoi ai.

”Turqia ka informuar edhe aleatët të NATO-s në lidhje me operacionin. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është në kontakt të ngushtë me zyrtarët e Turqisë dhe ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan”, theksoi ky zyrtar

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button