⛈️
Tiranë 14°C · Stuhi 23 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 82.95 ▼0.55%
ARI 3,626 ▲3.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
₿ CRYPTO
BTC $61,452 ▲ +3.99% ETH $1,724 ▲ +3.44% XRP $0.9382 ▲ +2.42% SOL $72.1300 ▲ +4.13%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 82.95 ▼0.55 % ARI 3,626 ▲3.15 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 82.95 ▼0.55 % ARI 3,626 ▲3.15 %
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
23 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

BRUKSEL, 23 nëntor /ATSH-DPA/ – Përfaqësuesit e 32 vendeve anëtare të NATO-s do të diskutojnë sot në Bruksel, shkeljet e fundit të hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia.

Një zëdhënës i NATO-s bëri të ditur se për këtë çështje nuk është thirrur një mbledhje e posaçme, por diskutimet do të zhvillohen në kuadër të konsultimeve të rregullta të aleancës.

Bisedimet zhvillohen në një kohë kur në Berlin po mbahet sesioni i 72-të vjetor i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Në takim pritet të marrin pjesë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, si dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili do të lidhet përmes videokonferencës.

Më vonë gjatë ditës, kancelari gjerman Friedrich Merz do të presë Rutte në selinë e Kancelarisë në Berlin.

Sipas qeverisë polake, tre raketa ruse hynë të premten në hapësirën ajrore të Polonisë,anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s,gjatë sulmeve ajrore të Rusisë ndaj Ukrainës dhe u rrëzuan në juglindje të vendit.

Gjatë vizitës dje në Poloni, Rutte deklaroi se Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, do të bëjë gjithçka të mundur për të identifikuar rreziqet ndaj sistemit perëndimor të parandalimit dhe mbrojtjes, si dhe për të përcaktuar nëse nevojiten ndryshime në këtë drejtim. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.