Bota

BRUKSEL – Priten propozime të reja për zhbllokimin e samitit të BE-së për Fondin e Rimëkëmbjes

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, do të “testojë” këtë mëngjes propozimet e reja, fillimisht me grupe të vogla vendesh, më pas me 27 vendet e BE-s”, theksoi një burim europian në ditën e dytë të këtij samiti.

Ata do të testohen në formate të ndryshme sipas vendeve në seancë plenare, parashikuar në orën 11:00 (09H:00 GMT), sipas këtij burimi.

Shuma e planit, ndarja e tij në subvencione dhe kredi dhe kushtet për të përfituar para janë në qendër të mosmarrëveshjeve.

Dita e parë e samitit përfundoi pas një darke me pak tension, për shkak të qëndrimit, të gjykur shumë të ashpër, të Holandës mbi kontrollin e fondeve që mund të shpërndahen dhe më globalisht për rezervat e tre “kursimtarëve” të tjerë, Austri, Suedi, Danimarkë, mbi këtë plan rimëkëmbjeje.

“Do të provojmë t’i rimarrim gjërat ndryshe për të shpëtuar samitin”, thekosi një burim diplomatik.

Sipas disa burimeve kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Charles Michel u takuan pas darkës për t’u koordinuar para ditës së shtunë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button