Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 26 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 80.28 ▼2.53%
ARI 4,701 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $79,006 ▼ -1.71% ETH $2,464 ▼ -1.34% XRP $1.4377 ▼ -4.89% SOL $96.9500 ▼ -4.3%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.28 ▼2.53 % ARI 4,701 ▲0.14 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.28 ▼2.53 % ARI 4,701 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Sassoli: Nuk do të lejojmë shkeljen e traktateve nga Polonia

Vlerat e paqes dhe lirisë dallojnë kontinentin tonë dhe e di se në këtë moment disa vende na bëjnë të vuajmë dhe shpresojmë që ata të rishikojnë qëndrimet e tyre, por ne nuk mund të lejojmë asnjë nga 27 vendet anëtare të shkelë traktatet, pasi do të jemi krejtësisht jofleksibël, deklaroi presidenti i Parlamentit të BE-së, David Sassoli.

Gjykata Kushtetuese e Varshavës vendosi që disa rregulla të BE-së janë të papajtueshme me Kushtetutën e Polonisë.

“Në Poloni, një skenar i zi po bëhet realitet. Gjykata e drejtuar nga PiS ka injoruar epërsinë e ligjit të BE-së duke shkelur kështu themelet e saj. Gjyqtarët polakë që gjykojnë në bazë të ligjit evropian mund të ndiqen penalisht”, shtoi nga ana e tij grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian (S&D) duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese polake, sipas të cilit disa rregulla evropiane janë të papajtueshme me ligjin kombëtar.

Një vendim që vë në pikëpyetje përparësinë e ligjit të BE -së mbi të drejtën kombëtare.

“E drejta evropiane mbizotëron mbi të drejtën kombëtare. Të gjitha vendimet e Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian janë detyruese për autoritetet e shteteve anëtare, përfshirë gjykatat. Jaroslav Kaczynski, udhëheqës i PiS, partia e shumicës qeverisëse në Polonia është përgjegjës për daljen e Polonisë nga BE”, theksoi ndërkohë grupi i Partisë Popullore Evropiane (EPP).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.