BRUKSEL-Ursula von der Leyen zgjidhet presidente e KE-së dhe Christine Lagarde presidente e BQE
Pas shumë përpjekjeve, për mosdarkotësi midis Parisit dhe Berlinit, krerët e Bashkimit Europian ranë dakord dje në Bruksel mbi emërimet në postet kyçe të Unionit. Kështu, ministrja e Mbrojtjes e Gjarmanisë, gjermania Ursula von der Leyen do të jetë në krye të Komisionit Europian dhe francezja, Christine Lagarde, deri tani prej disa vitesh drejtore Ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar, do të jetë si presidente e Bankës Qendrore Europiane e cila do të zëvëndësojë italianin Mariao Dragi.
“Këshilli Europian ra dakord mbi drejtimin drejtuesit e rinj të institucioneve europiane”, njoftoi presidenti i Këshillit, Donald Tusk në “Twitter”. Kryeministri i Belgjikës, Belgu Charles Michel do të marrë postin e presidentit të Këshillit Europian. Kurse spanjolli, Josep Borrell është përcaktuar si shefi i diplomacisë europiane duke zëvëndësuar italianet Mongerini.
Po kush janë dy femrat me më shumë pushtet në Evropë, gjermania Ursula von der Leyen dhe francezja Christine Lagarde?
Më 2 korrik 2019, Ursula von der Leyen u emërua nga Këshilli Evropian në postin e Presidentit të Komisionit Evropian. Nëse konfirmohet nga Parlamenti Evropian, ajo do të jetë gruaja e parë dhe gjermanja e parë që nga Walter Hallstein që do të mbajë këtë post. Ursula Gertrud von der Leyen ka lindur në Ale Bild, më 8 tetor 1958, është një politikane gjermane që shërben si ministër i Mbrojtjes që nga viti 2013. Ajo është Anëtare e Unionit Kristian Demokratik të qendrës së djathtë (CDU) gruaja e parë në historinë gjermane që ka mbajtur këtë post. Ajo është ministri i vetëm që ka shërbyer vazhdimisht në kabinetin e Angela Merkelit që kur mori detyrën në vitin 2005, si Ministër i Çështjeve Familjare dhe Rinisë 2005-2009, Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale 2009-2013 dhe Ministre e Mbrojtjes që nga viti 2013.