Europa
Brukseli, sistem regjistrimi pasagjerësh: 5 euro për “Schengen”-in
Në Komisionin Europian pritet të propozohet këtë të mërkurë një tarifë prej 5 eurosh, për shtetasit e vendeve që nuk janë pjesë e BE-së, por që hyjnë pa viza në zonën “Schengen”.
Duke paguar, pasagjerët regjistrohen në Sistemin europian të Informacioneve dhe Autorizimit të Udhëtimeve, “ETIAS”, i cili pritet të fillojë së funksionuari në vitin 2020.
Sistemi do të ngrihet mbi modelin e njëjtë amerikan, por do të jetë më i lirë se “ESTA”, ku paguhet 60 dollarë për të hyrë.
Në sistemin europian, pagesa prej 5 eurosh ka një vlefshmëri prej 5 vitesh, ndryshe nga ai amerikan ku tarifa vlen për dy vite.
Ky sistem i regjistrimit të pasagjerëve mund t’i sjellë Bashkimit Europian mbi 2 miliardë euro të ardhura në vit.