☁️
Tiranë 18°C · Vranët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.84 ▼4.88%
ARI 4,566 ▲3.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,694 ▲ +1.24% ETH $2,184 ▲ +1.28% XRP $1.4240 ▲ +0.74% SOL $93.0500 ▲ +1.77%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.84 ▼4.88 % ARI 4,566 ▲3.71 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.84 ▼4.88 % ARI 4,566 ▲3.71 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

BSH: Grabitjet rrisin rrezikun operacional të bankave më 2016

Rreziku operacional, një nga pesë risqet kryesore që kanosin aktivitetin e bankave, është rritur vitin e fundit për shkak të grabitjeve të vlerave monetare gjatë transportit.

Banka e Shqipërisë, duke analizuar stabilitetin financiar të sektorit bankar, në raportin më të fundit është shprehur se, ngjarjet e periudhës ku u cenua siguria e transportit dhe ruajtjes së vlerave monetare, tregojnë për domosdoshmërinë e forcimit të procedurave që zbatojnë bankat për administrimin e rrezikut operacional.

“Këtu duhet të përfshihet jo vetëm siguria fizike, por edhe ajo elektronike e informatike, të cilat janë me rëndësi kritike për zhvillimin e një veprimtarie bankare të sigurt. Në këtë drejtim, Banka e Shqipërisë nxit bashkëpunimin midis bankave dhe autoriteteve të zbatimit të ligjit, për zbardhjen e rasteve konkrete dhe marrjen e masave për eliminimin e mangësive”, – shprehet Banka e Shqipërisë.

Autoriteti Qendror Bankar thotë se, është e nevojshme të ketë një qasje tërësore dhe të mirëstrukturuar për administrimin e rrezikut operacional. Më në përgjithësi, për administrimin e rrezikut operacional, Banka e Shqipërisë thekson nevojën për një qasje tërësore, ku vlerësimi i rrezikut operacional të mbështetet mbi ndikimin që ai sjell në reputacionin, në strategjinë dhe në financat e institucionit, si edhe mbi një analizë të plotë të mundësisë së ndodhjes së rrezikut.

Mbi bazën e tyre duhet të ngrihet dhe të zbatohet sistemi i kontrollit, ku cilësia e procedurave, përputhshmëria me to, dhe përshtatshmëria e së gjithë infrastrukturës mbështetëse të procesit, të bëhet pjesë e testimit të herëpashershëm dhe të vlerësimit të rregullt nga strukturat e posaçme të bankave.

Banka e Shqipërisë thekson se do të forcojë veprimtarinë e saj mbikëqyrëse dhe rregullative, në drejtim të verifikimit dhe vlerësimit të sistemeve të administrimit të rrezikut operacional nga ana e bankave, mes të tjerash, edhe duke rritur peshën që ka ky proces në vlerësimin e përgjithshëm të bankave dhe posaçërisht të strukturave drejtuese të tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.